500 banorë të fshatit Lojme në Zapod të Kukësit, prej disa ditësh kanë mbetur të izoluar. Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar shkarjen e dherave dhe gurëve dhe si pasojë është bllokuar rruga e cila lidh fshatin me rrugën nacionale Kukës-Shishtavec.

Banorët bëjnë thirrje për pastrimin e rrugës pasi sipas tyre rezervat ushqimore janë në përfundim dhe në raste emergjencash shëndetësore e kanë të pamundur të marrin shërbime në Spitalin e qytetit.

Rruga që lidh fshatin Lojme me rrugën Kukës-Shishtavec ,është rreth 6 km e gjatë dhe nuk është e asfaltuar. Sa herë që ka reshje të dendura shiu sjell probleme të shpeshta duke bllokuar banoret e zonës.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Banorët bëjnë thirrje për pastrimin e rrugës pasi sipas tyre rezervat ushqimore janë në përfundim dhe në raste emergjencash shëndetësore e kanë të pamundur të marrin shërbime në Spitalin e qytetit.

Rruga që lidh fshatin Lojme me rrugën Kukës-Shishtavec ,është rreth 6 km e gjatë dhe nuk është e asfaltuar. Sa herë që ka reshje të dendura shiu sjell probleme të shpeshta duke bllokuar banoret e zonës.

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

FOTO









