Rreshtimi i 5 planetëve më 27 mars, shfaqja e jashtëzakonshme në qiell që s'duhet humbur

Rreshtimi i 5 planetëve më 27 mars, shfaqja e jashtëzakonshme në qiell që s'duhet humbur

TIRANË- Pas ikjes të diellit, mjafton të shikosh drejt Perëndimit për të qenë dëshmitar i një shfaqjeje unike.

5 planetë të Sistemit Diellor nga 8 gjithsej, Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Urani do të rreshtohen në vijë të drejtë dhe do jenë të dukshme nga perspektiva e tokës në një linjë të përkryer.

Kësaj radhe, spektakli i qiellit mund të admirohet edhe me sy të lirë (në disa raste mund të mjaftojnë edhe dylbi), falë pozicionit të diellit që do të ndriçojë trupat qiellorë , sidomos mbrëmjet e së hënës së 27 marsit dhe të martës, 28 mars.

Gianluca Masi, astrofizikani përgjegjës për programin shkencor italian Virtual Telescope , shpjegoi veçantinë e fenomenit.

“Një bashkim i elementeve të ndryshëm do të na lejojë të admirojmë Jupiterin, Venusin dhe Marsin, planetë përgjithësisht të dukshëm, të cilëve do t'u shtohet Urani, në perspektivë afër pozicionit të Venusit, dhe Mërkuri, i cili do të dalë nga shkëlqimi i mbetur i diellit”, tha Masi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)