Rreshtuar pas murit, Braçe publikon PAMJET si u ndaluan administratorët e basteve: Kujtuat se iu kishim harruar? 7-15 vjet burg

TIRANE - Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një reagim për operacionin policor që vuri në pranga 115 persona për vijimin në paligjshmëri të basteve online, shkruan se ata rrezikojnë nga 7 deri në 15 vite burg. Zv.kryeministri thotë se pavarësisht ndalimit me ligj të basteve sportive prej fillim vitit 2019, ky fenomen ka vijuar, edhe pse jo me përmasa të mëdha sipas tij, por që meriton të njëjtën goditje si kjo e policisë me qindra arrestime. Braçe paralajmëron se kontrollet do të vijojnë teksa ndan një falenderim për Policinë e Shtetit. 

Zv. kryeministri ka publikuar foto dhe video nga çfarë policia ka gjetur, ndërsa momenti më pikat është ai i arrestimit në flagrancë i disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e FNSH.

"Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg.  Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë. Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë! Unë dua të falenderoj policinë e Shtetit për hetimin e vështirë e tejet profesional, durimin për të kapur në flagrance secilin administrator. Por mbi të gjitha dua të falenderoj çdo qytetar, prind a familjar që ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua të nxis edhe më tej çdo qytetar që vihet në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit të informojë Policinë e Shtetit. Ata do te jenë aty për të goditur, njësoj si dje!", shkruan Braçe.

Nga aksioni i gjerë policor në disa qytete, u sekuestruan 172 mln lekë të vjetra. Nga fotot e publikuara nga Braçe shihen edhe paratë e sekuestruara, duke nisur nga vlerat minimale 5 euro, deri në kartëmonedha 500 euroshe. Po ashtu, janë sekuestruar edhe aparatet celularë, në të cilët duke gjetur mënyrën për të fshehur ID nga Shqipëria, arrinin të hapnin faqe të huaja online të basteve, të cilët AKEP i ka bllokuar të hapen në vendin tonë. Nga fotot që publikon zv.kryeministri shihen edhe bisedat në Whatsapp, ku qytetarët nisin skedinën, e cila më parë kur bastet ishin të lejuara me ligj, ishin në formë të printuar. Lekët ia jepnin në dorë personave të përfshirë në këtë grup, të cilët kishin hapur llogaritë online ku bënin pagesat përmes kartave të kreditit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 22/02/2020 08:44

    Zoti zv kryemunister shume mire beni qe i godisni keto grupet e ketyre bixhozit, por po te jap nje fakt qe je edhe ti i perzier. Firma e transportit EMI TRANS qe sjell cdo dite kamionin me veshembathje firmato edhe kepuce e atlete gjithashtu firmato nga Turqia per Tirane te gjith tregetareve te medreses edhe shume te tjereve edi qe e ka bere monopol edhe zhdoganim paguan per nje mushama 110 meter kub 3 milion deri 3.5 milion lek te reja nga 9-10 milion qe duhet te paguaj normalisht. Sepse je i perzier ti bashke me Gaz Demin e Partizanit edhe Pronaret Cim Rruta e Arjani Ti qe i jep urdher Gjon Bardhit mor miu i arave

    Përgjigju
  • [email protected]: 22/02/2020 01:03

    pershendetje. do doja ta ofendoja kete bracen pavarsisht rrespektit qe kam pasur dikur per te . ky zoteria eshte nje qe ankohet vetem per problemet e veta jo nje pallat para shtepise time jo ca plera te pallati im jo ca ppengesa te rruga ime. e dyta del e na thote qe u godit bastvenia . po shum mire qe e godite o i zi po para se ta godisje e ndaloje i coje nje zoteri t ministrise se financave ose ku ta di une ktij gramozit ose sa ka si ky n shqiperi dhe i thoje mos vazhdo me se do ta mbyllim por ca bere ti e le t vazhdonte dhe ja fute ashtu sic keni bere n gjithe keto 30 vjet duke lejuar paligjshmerine dhe duke u kujtuar pas pilafit lejoje ndertimin pa pe leje m pas prishe cdo gje m pas beni dicka para gjithsesi do e shofim si do shkoj kjo histori

    Përgjigju
  • Roboti: 22/02/2020 00:59

    Vetem show beni shtet i mbaruar !!! Sjan te armatosur o plera qe i beni video Vetem per show eshte kjo video shteti propagandes komuniste

    Përgjigju
  • bixhozciu: 22/02/2020 00:48

    AH,shkerdhate zv-kryeminister,,po pse nuk e mbyllni kazinone tek tajvani,,ku po lene breket shqiptaret aty,,apo se ESHTE E EDI RAMES AJO,,,E LEGEN ,O LEGEN,ZV,KRYEMINISTER BRACE....PRANDAJ PO I GODISNI KETA TE BASTEVE SEPSE JU RA XHIRO TEK E VETMJA KAZINO NE TIRANE,,AJO TEK TAJVANI,,,KUJTONI SE NUK E KUPTOJME...XHASME PO JU HA BARKU PER XHEPIN E SHQIPTAREVE,,,,PO TJU HAJE MERAKU PER XHEPIN E SHQIPTAREVE MBYLLNI DHE KAZINONE TE TAJVANI...SHKERDHATA..

    Përgjigju
  • ani: 21/02/2020 21:33

    . bastet dhe prostitucioni kan lind me njerzimin dhe si ndalon dot as ti e as ai kllufi gjate.

    Përgjigju
  • Akili: 21/02/2020 21:02

    Dhe ju qe late mijera vete pa pune, operatore, pastruesa, banakiere. Per me teper qe shteti merrte 100 Mil. € cdo vit taksa. Tani nuk u del buxheti.

    Përgjigju
    • Vlore: 21/02/2020 23:36

      Injorant

  • tironci: 21/02/2020 20:48

    Po ca kan bo me vrasje qe i degjeneroni ne ket menyre? keshtu nxjerrin ne meksike grupet qe vrasin nga 20 vete jo se lunin baste o plera qe vetem show boni ju doli boja fare. ju jeni per tju vone te muri e jo tju vrasesh po tju ,ish fort deri ne mjes

    Përgjigju
  • Besnik: 21/02/2020 19:24

    E mban fjalen kryehajduti.Do perdore te gjitha menyrat e paligjshme per te na sjelle plehrat qe i ka premtuar atyre qe ja dhane fondet per tu bere kryeminister.Nuk terhiqet Cosa-Nostra kollaj.Turp.

    Përgjigju
  • Turi: 21/02/2020 19:16

    As ne nuk kemi harruar brace,po ska ligje per me ju luftu ju

    Përgjigju
  • Vlonjati: 21/02/2020 18:52

    Nuk I keni luftuar po I kini lulezuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja