Rreth 13 policë janë trajnuar nga Misioni i OSBE-së për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e veprave penale nga të miturit.
Në një trajnim dyjavor, i cili u finalizua ditën e sotme në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike në Vushtrri, në fokus ishin arsyet kryesore që shkaktojnë rritjen e veprave penale, të cilat kryhen nga të miturit.
Cilat mund të jenë masat parandaluese, luftimi i dhunës ndaj fëmijëve dhe viktimizimin e tyre, hetimi i rasteve kriminale ku të miturit janë përfshirë si viktima, të pandehur, dëshmitarë e të tjerë, ishin disa nga çështjet që ky trajmin kishte synim të realizonte.
“Policët e Kosovës nuk kanë ndjekur më herët ndonjë trajnim të specializuar për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e delikuencës te të miturit”, u shpreh togere Tahire Haxholli.
Sipas saj, trajnimi do të ndihmojë policinë të mbrojë më mirë të drejtat e fëmijëve.
Punonjësit e policisë, të cilët morën pjesë në këtë trajnim, mësuan gjithashtu se si të kuptojnë dhe hetojnë dhunën psikologjike ndaj fëmijëve, abuzimin “online” dhe shfrytëzimin seksual.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com