Rreth 1.5 milionë turq në Gjermani nisin të votojnë për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Rreth 1.5 milionë turq në Gjermani nisin të votojnë për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Emigrantët turq në Gjermani

Rreth 1.5 milionë qytetarë turq në Gjermani kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit të tyre, me 16 qendra votimi të miratuara nga qeveria gjermane.

Shtetasit turq që jetojnë në Gjermani filluan të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë të enjten.

Zgjedhjet, me raundin e parë të votimit më 14 maj në Turqi, përbëjnë atë që disa vëzhgues thonë se është testi më i vështirë deri tani për presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka qenë në pushtet për 20 vjet.

Sipas sondazheve të fundit, Erdogan ka të ngjarë të jetë kokë më kokë me Kemal Kilicdaroglu, i cili kryeson një koalicion të rrallë opozitar të fraksioneve laike, konservatore dhe nacionaliste.

Çfarë dimë për votimin në Gjermani

Shtetasit turq që jetojnë jashtë mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale deri më 9 maj. Gati 2.8 milionë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë një prejardhje turke të migrimit dhe rreth 1.5 milionë prej tyre kanë nënshtetësi turke dhe janë në moshë votimi.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se ka informuar qeverinë turke se 16 qendra votimi janë miratuar në Gjermani.

"Kurrë më parë nuk janë miratuar kaq shumë qendra votimi në lidhje me zgjedhjet turke. Në vitin 2018 dhe 2017, ishin 13" tha ministria.

Berlini tha se qendrat e votimit u miratuan në të gjitha qytetet ku Turqia ka përfaqësi konsullore. Këto qytete janë Berlini, Düsseldorf, Essen, Frankfurt am Main, Münster, Hamburg, Hannover, Karlsruhe, Këln, Mainz, Mynih, Nürnberg dhe Shtutgart, si dhe në Aachen, Bremen dhe Regensburg.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë