Me rreth 2500 efektivë të forcave policore e speciale dhe mjete të rënda policore, serbët e Bosnjë Hercegovinës kremtuan festën e ndaluar

Me rreth 2500 efektivë të forcave policore e speciale dhe mjete të rënda policore, serbët e Bosnjë Hercegovinës kremtuan festën e ndaluar

Serbët e Bosnje-Hercegovinës festuan ditën e shpalljes së Republikës së tyre autonome

Edhe pse e ndaluar me ligj, kjo nuk i pengoi serbët e Bosnjë e Hercegovinës të festonin dje në lindje të Sarajevës, ditën e shpalljes së republikës së tyre autonome. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e kundërshtoi 9 janarin, si Ditën e Republikës Serbe dhe shpalli kremtimin e asaj date jokushtetuese. Sipas mediave, në paradë kanë marrë pjesë pjesëtarë të policisë, forca speciale, përfaqësues të shoqatës së veteranëve dhe përfaqësues të shoqatës pro-ruse “Ujqit e natës”.

Kjo ishte hera e parë që manifestimi qendror me rreth 2500 pjesëmarrës u mbajt në Sarajevën Lindore në vend të Banja Lukës dhe në paradë morën pjesë edhe disa ministra të qeverisë serbe, përfshirë edhe kreun e diplomacia, Ivica Daçiç.

Ata festuan me një paradë të stilit ushtarak, dhe kishin dalë në rrugë të armatosur, pjesëmarrës ishin efektivë të forcave të policisë, forcave speciale dhe me mjete të rënda policore.

Në ceremoni ka qenë edhe Danilo, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Anëtarët e shoqatave të veteranëve dhe civilëve, si dhe shoqatat e viktimave të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, kanë paraqitur dje në gjykatën në Sarajevë kallëzim penal kundër lidershipit të Republikës Serbe për shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.

Megjithatë, ata që morën pjesë në paradë ishin të vendosur.

"Kjo është ajo për të cilën ne luftuam, e vetmja pikë e ndritshme e luftës që serbët as nuk e donin, ne morëm një republikë që duhet ta ruajmë," tha për Reuters Pajo Paprica, një anëtar i brigadës së policisë speciale.

Të dielën e kaluar, veteranët e luftës në Sarajevë paralajmëruan protesta kundër festimit të festës, por ato u anuluan pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesve të veteranëve dhe organizatave joqeveritare.

Autoritetet e Republikës Serbe festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës. Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t'i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë