Raportohet se rreth 3 000 njerëz janë evakuuar këtë të martë nga zonat në Ukrainën jugore dhe lindore, të prekura nga luftimet. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk tha se vetëm 208 njerëz kishin mundur të largoheshin nga Mariupoli, i cili është shkatërruar nga luftimet prej javëve të tëra. Në një total prej 2 135 personash arritën të largoheshin nga qytetet e pushtuara, Berdiansk dhe Melitopol, si dhe dy qytete të tjera në rajonin e Zaporizhzhia.
Ajo tha gjithashtu se autobusët që ishin larguar nga Zaporizhzhia për të evakuuar njerëzit nga disa qytete ishin bllokuar vazhdimisht nga forcat ruse në Vasylivka. Gjithashtu dhe nga zonat e Luhansk që është rajoni më i prekur nga bombardimet ruse 328 njerëz u evakuuan.
Lajmi kryesor:
Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet









