Rreth 300 mijë rrënjë kanabis të asgjësuar në 2023, Balla: Vitin tjetër vëzhgim me dronët ‘bayraktar’

Mbi 300 mijë rrënjë kanabis sativa u asgjësuan përgjatë këtij viti me mbi 500 persona të arrestuar. Në konferencën e përbashkët me partnerët italianë, ministri i Brendshëm tha se më shumë se 1/3 e parcelave me drogë u identifikuan nga Guardia di Finanza, e cila monitoroi edhe këtë sezon çdo pëllëmbë tokë të dyshuar.

“Janë 662 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat 549 janë raste kultivimi e 113 procedime proaktive, duka asgjësuar pothuajse 300 mijë bimë narkotike në zonat më problematike të vendit. Janë kryer 184 mijë kontrolle dhe janë mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të Policisë së Shtetit.”, tha ministri Taulant Balla.

Për vitin e ardhshëm policia ka në plan të përdorë teknologjinë në luftën kundër kanabisit.

“Pa dyshim, teknologjia, është ajo që ka shërbyer më së miri, jo vetëm pjesa që lidhet me kontrollin ajror nga Guardia di Finanza, e cila qëndron në thelbin e suksesit, por edhe përdorimi i dronëve. Vitin e ardhshëm ne do të kemi mundësi të bëjmë edhe fotografimet, qoftë me satelit, por qoftë edhe me dronët “Bayraktar”, në mënyrë që të gjitha këto të rrisim sa më shumë kontrollin e të gjithë territorit”, vijoi Balla.

Italia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në bashkëpunimin kundër krimit.

“Nuk është e rastësishme që ndër 16 operacione ndërkombëtare që zhvillon aktualisht policia italiane, jashtë Italisë, 14 prej tyre janë me Policinë Shqiptare.”, tha Balla.

Qarqet më problematike këtë vit për kultivimin e kanabisit ishin Lezha, Shkodra dhe Kukësi dhe Durrësi kryesisht në zonën e Krujës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/12/2023 02:26

    Verzhgim me drone /Bajraktar/?! Po parcelat mund t'i zbulosh edhe me drone te zakonshme qe i gjen ne cdo dyqan elektronikesh! Nese /Bajraktar/ kane aftesi teknologjike te shohin dhe naten,apo te perdorin dhe identifikimin termik atehere ju jap te drejte,por nese jo,atehere me duket shpenzim i mire,por per nje kauze pa vlere!

    Përgjigju
  • Saliu: 14/12/2023 14:14

    Ou??? Me drone? Po satelitet albania 1 dhe albania 2 ku shkuan???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta