Por bllokimi i Lazaratit, duket se ka pasur edhe efekt tjetër në Greqi, pasi siç raportohet në media, është shënuar rritje e çmimit të kanabis sativës. Bllokimin e fshatit të hashashit duket se e ka ndjerë edhe tregu i brendshëm e i jashtëm, edhe pse për hir të vërtetës duhet thënë se ka edhe disa zona të tjera që njihen për kultiviminin e kanabis sativës, si në malësitë e Vlorës apo të Krujës.
lazarat" src="http://www.shqiptarja.com/foto/125491_5.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 413px;" />
BLLOKOHET TRAFIKU
Prej ditësh policia italiane, Guardia di Financa dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese të shteteve fqinje, nuk kanë raportuar për sekuestrime të lëndëve narkotike që nisen nga Shqipëria. Duket se aksioni i Policisë së Shtetit në Lazarat e ka bllokuar edhe sasinë e madhe të kanabis sativës që të dilte nga fshati, pra edhe trafikun.