Rrethohet autori i tragjedisë
në Tuluz: U hakmorra

Rrethohet autori i tragjedisë<br />në Tuluz: U hakmorra
TULUZ- Forca të shumta të policisë kanë rrethuar një zyrë ku mendohet se ndodhet i dyshuari si autor i tragjedisë së ndodhur tre ditë më parë në një shkollë hebraike në qytetin Tuluz të Francës, ku mbetën të vrarë 4 hebrenj, tre prej tyre fëmijë.

Bëhet fjalë për një djalë 24 vjeçar, i cili thotë se ka lidhje me Al-Kaedën, dhe se ka kryer krimin pasi kishte dashur të hakmerrej për fëmijët palestinezë.
Sipas ministrisë së brendshme franceze, 24 vjeçari është i dyshuari kryesor dhe për vrasjen e tre ushtarëve francezë i riu thotë se ka dëshiruar ta ndëshkojë ushtrinë e Francës për shkak të intervenimeve ndërkombëtare.

Operacioni policor vazhdon që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Gjatë kësaj kohe ka pasur dhe shkëmbim armësh, ku tre policë janë plagosur, ndërsa është arrestuar vëllai i të dyshuarit.

Ministri i brendshëm i Francës, Klod Gijo shpjegon se autori është djaloshi Mohamed Merah me shtetësi franceze në Tulusa, dhe me origjinë algjeriane. Policia po bën tratativa për ta bindur të dorëzohet.

Presidenti Nikola Sarkozi po ndjek operacionin dhe kërkon që autori të “kapet i gjallë”

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri