Rreze Dielli, Eno Muskaj
nis garën e gatimit

Rreze Dielli, Eno Muskaj <br />nis garën e gatimit
Një tjetër konkurent ka nisur aventurën e gatimit në rubrikën “Konkurs Kuzhine”.

Eno Muskaj është studenti që ka ndihmuar zonjën Tefta në realizimin e dy recetave mjaft të shijshme dhe praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.

Eno është ambientuar menjëherë dhe është dukur mjaft i lirshëm para kamerave.



Studenti i shkollës së mesme të hoteleri-turizmit do të ndjekë këshillat e zonjës Tefta nga e hëna deri të enjten, ndërsa ditën e premte do të realizojë i vetëm dy gatime të përzgjedhura rastësisht.

Gjatë javës nxënësi duhet të tregohet i vëmendshëm në mënyrë që të memorizojë përbërësit e recetave.



Ndërsa fund të javës do të jetë juria ajo që do të vlerësojë më pikë punën e Enos duke marë parasysh kriteret e përcaktuara të vlerësimit.

Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurent të ndryshëm, deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në qershor.



Në fund të garës çdo student do të pajiset me çertefikatë dhe një dhuratë.

Finalja e madhe do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë studenti që ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve.



Receta e parë, Picë me salcice

Përbërësit:Brumi

Miell 450 gr
Maja 1lugë gjelle
Kripë 1 lugë çaji

Përgatitja e mbushjes së picës, përbërësit:

Domate Pure
Sacilce 250 gr
Spec i kuq 2
Kaperi 2 lugë gjelle
Djath Guda 80 gr
Djath Kaçkavall 50 gr
Vaj ulliri Altis 50 ml
Kripë, piper



Supë me Thierëza:

Përbërësit:

Thierza 200 gr
Qepë e njomë 1 tufë
Karrotë 1
Spinaq 1 tufë
Kërpudha 200 gr
Krem qumështi 120 ml
Vezë e verdha
Limon 1
Hudhër 2 thelpi
Vaj ulliri Altis
Lëng perimesh Tableta Knor

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

7/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin