Rreze Dielli, Eugjeni përfundon
me sukses aventurën e gatimit

Rreze Dielli, Eugjeni përfundon <br />me sukses aventurën e gatimit
Ka përfunduar aventura e gatimit për studentin Eugjen Xhangoli në emisionin "Rreze Dielli".

Eugjeni ka marë pjesën në rubrikën e përditshme të gatimit për rreth një javë, ku nga e hëna deri të enjten ka ndihmuar zonjën Tefta në gatime të ndryshme.

Ndërsa ditën e sotme Eugjeni ka realizuar i vetëm, pa asnjë ndihmë dy receta gatimi të përzgjedhura rastësisht nga juria, në një afat kohor prej 20 minutash për secilën recetë.



Juria e përbërë nga mësuesja e shkollës së mesme së hoteleri-turizmit, Ilirjana, shefi i kuzhinës dhe zonja Tefta kanë vlerësuar me pikë në fund të programit punën e bërë nga studenti Xhangoli.



Eugjeni ka ndjekur me përpikmëri këshillat që ka marë gjatë javës nga zonja Tefta dhe ka reazliaur dy pjata mjaft të shijshme dhe praktike.

Një nga veçoritë që ka testuar dhe zgjuarsinë e Eugjenit ka qenë përbëri-kurth që ndodhej në shportën e ushqimeve, të cilën ai nuk duhet ta përdorte në asnjë mënyrë.



Ja ka dalë me sukses pasi e ka dalluar që ai përbërës nuk duhej të përdorej. “Shish me djathë Mocarela” si dhe “Toptha me krem çokollate” kanë qenë dy recetat e përgatitura me kujdes nga Eugjeni.



Ai ka mbledhur 51 pikë nga 60 pikët e mundshme të vlerësimit.

Edhe pse me një total pikësh më të vogël se studenti i javës së kaluar Eugjeni është komplimentuar për punën dhe kujdesin që ka treguar gjatë gjithë javës.


(Pjata e ëmbël, "Toptha me krem çokollate")

Në fund studenti është vlerësuar me një çertefikatë dhe një dhuratë.

Ky konkurs do të vazhdojë çdo javë me një student të ndryshëm deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në qershor.

Në fund të gjithë do të pajisen me çertefikata dhe dhurata me pajisje elektroshtëpiake.

Receta e parë, “Toptha me krem çokollate”

Përbërësit:

Vezë 1
Rrush i thatë 100 gr
Biskota 1 pako
Arra 150 gr
Gjalp Super Fresko 150 gr
Vanilje
Kakao 1 lugë gjelle
Pana 100 ml


Receta e dytë, “Shish me djathë Mocarela”

Përbërësit:

Kunguj 2
Karrota 2
Qepë të vogla 8
Domate të vogla 8
Spinaq 500 gr
Hudhër 2 thelpi
Kripë, piper, arrë moskat
Vaj ulliri Altis, 4 lugë gjelle
Gjalp Super Fresko 50 gr
Kërpudha 4 copë
Djathë Mocarela 4 copë
Qepë e njomë 1 tufë

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

2/5
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)