Nga mëngjesi i sotëm një tjetër rreze i është shtuar emisionit të mëngjesit në Report Tv. Kështu e ka prezantuar edhe Alban Musa bashkë moderatoren e tij të re në “Rreze Dielli”, Belinda Mero. Bela është mirëpritur edhe nga Zonja Vjollca e cila i tha përgjatë hapjes së emisionit:
"Duket që ke zënë pozicionin e duhur, shkëlqen e tëra", u shpreh zonja Vjollca.
Vetë Bela e ka quajtur sfidë, por në të njëjtën kohë edhe fat drejtimin e emisionit Rreze Dielli, së bashku me Alban Musën, madje ka premtuar se deri në fund të emisionit do ia arrijë që ai të dobësohet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
"Shyqyr që të kam Alban. Ishe një arsye shumë e fortë që ta nisja këtë sfidë të re. Edhe Zonja Vjollca më pëlqen shumë dhe më besoni këto ditë që kam qenë këtu dhe kam pasur mundësinë të provoj recetat e saj, i bën fantastike. Unë jam me fat që ta provoj këtë gjë këtu", thotë ajo.
Për të është hera e parë në ekran, por jo në televizion, pasi para se ta merrte këtë hap të rëndësishëm në karrierën e saj, Belinda Mero ka qenë gazetare në televizionin Klan. Ajo e konsideron moderimin e emisionit “Rreze Dielli” si një mundësi të cilën e vlerëson shumë por njëkohësisht si një angazhim që e ka marrë me shumë përgjegjësi, e që shpreson t’ia dalë më së miri.
Belinda Mero dhe Alban Musa
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)