U ‘zhvesh’ në skenë, moderatori: Po, këmbët i kam aq të bukura sa i patë aty… (VIDEO)

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është padyshim komedia e vitit, shfaqje e cila që prej 14 shkurtit ju ka shoqëruar gjatë fundjavave në teatër.

Komedia është ngjitur në skenë me një kast të mrekullueshëm aktorësh, të cilët nëpërmjet skenave komike sollën të ashtëquajturin realitet mes pushtetit dhe korrupsionit.

Një nga aktorët e kësaj komedie, moderatori Alban Musa, i cili në shfaqje ka rolin e drejtorit të hotelit në të cilin zhvillohet ngjarja, ‘zhvishet’ në skenë, pjesë e cila shkaktoi shumë të qeshura te publiku. 

Nga emisioni “Rreze Dielli”në Report Tv ku moderatori u vendos njëkohësisht edhe në rolin e ‘të ftuarit’, ka komentuar pikërisht këtë skenë me batutë.

Përpara se të vazhdojmë, po unë këmbët i kam aq të bukura sa i shihni aty!”, u shpreh me humor moderatori i emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv.

Komedia “Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është një komedi e autorit anglez Ray Cooney, sa bashkëkohore aq edhe interesante që solli për publikun në një ndërthurje personazhesh shumë komike politikën, lojërat me pushtetin, intrigat dhe shantazhin.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • llukan: 28/02/2020 08:34

    o bolo po tpresin cunat ke furra bukes me. doli franxholla per ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja