Indrit Balashi ishte nxënësi i parë i cili çeli këtë konkurs kuzhine dhe zë bashku me zonjën Tefta kanë gatuar dy receta të thjeshta por të shijshme për publikun e A1 Report.
Ky Konkurs do të jetë në ekranin e rreze Dielli nga e hëna deri të enjten, ku Zonja Tefta do i mësojë kokurrentit pjesëmarrës receta të ndryshme gatimi, dhe ditën e premtë ajo do të zgjedhë rastësisht një nga recetat e shpjeguara gjatë javës. Konkurrenti duhet ta realizojë atë pa asnjë ndihmë, duke mbajtur mend përmendësh edhe përbërësit e recetës.
Në fund të provës, nxënësi do të vlerësohet nga juria e cila përbëhet nga zonja Tefta, një mësues dhe një shef kuzhine. Çdo javë do të ketë një nxënës të ndryshëm deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në qershor.
Të gjithë pjesëmarrësit e këtij kompeticioni do të pajisen me çertefikatë pjesëmarrjeje si dhe me dhurata. Ndërkaq çmimi i madh për fituesin do jetë përveç çertefikatës edhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
(xhk/shqiptarja.com)