Banorët e pallati në zonën e Freskut ku, tre ditë më parë humbi jetën 30 vjeçarja Drilona Duriçi, janë të zhytur nën dhimbjet e tragjedisë.
Dy qirinj janë ndezur aty për të kujtuar 30 vjeçaren, e cila tragjikisht humbi jeten teksa luftonte me flakët brenda shensorit.
Por veç asaj që ndodhi, banorët janë ende të rrezikuar, pasi dyert e këtij ashensori të rrënuara mund të bëhen shkak për ndonjë tjetër incident.
Të rritur e fëmijë janë të detyruar të kalojnë pranë gropës së ashensorit, e cila është e rrethuar me shiritat identifikues të një skene krimi.
Siç duket edhe nga pamjet, ashensori është i hapur, çka përbën një tjetër rrezik për banorët dhe fëmijët e pallatit.
Veç rrezikut e dhimbjes, banorët e këtij pallati shprehen të zhgënjyer nga institucionet, që edhe pas tre ditëve, ende nuk kanë përcaktuar shkakun.
Nuk dihet se çfarë ndodhi atë të shtunë paradite rreth orës 09:00-10:00 kur ky ashensor mori flakë.
Ky pallat është i dorëzuar tek banorët dhe ata janë pajisur me hipotekë, por kabinat elektrike dhe tubacionet e ujit janë të hapura dhe rrezikojnë përditë ata që banojnë aty.
"Është shumë e rëndë ngjarja dhe për të ndjerën që ishte një vajzë e re e cila ishte një banore shumë e rregullt e pallatit. Këtu strukturat kanë qenë shumë pasive", thotë Kastriot Kuka, banor i pallatit.
Report Tv ka kontaktuar edhe me institucionet përgjegjëse për ndërtimin dhe administrimin e këtij pallati.
"Në një moment dëgjoj zhurma jashtë. Dal aty dhe më thonë ka marrë zjarr kati i pestë", thotë një banore e këtij pallati.
Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës kanë bërë me dije se ky pallat nuk kishte administrator për shkak se banorët e nuk e kanë pranuar personin që iu ishte propozuar për të administruar këtë shkallë.
Gjithashtu të njëjtat burime kanë pohuar se tashmë do të çohet një administrator me detyrim, pasi banorët nuk kanë rënë dakord.
[gallery]20723[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO