Një situatë problematike është krijuar në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë Urës së Dajçit, ku në pjesën e bashkimit të urës me rrugën është hequr elementi metalik (hekuri), duke krijuar një kanal të rrezikshëm për automjetet.

Si pasojë, shumë mjete kanë pësuar çarje gomash dhe dëmtime të tjera gjatë kalimit në këtë segment.

Situata vijon prej dy ditësh dhe aty është vendosur një patrulle e Policisë rrugore, për të sinjalizuar rrezikun. Po ashtu policia ka kërkuar ndërhyrje urgjente, por ende nuk është marrë asnjë masë.