Rrezikoi jetën për të shpëtuar një 8-vjeçar nga vdekja 1 vit më parë, Franca dëbon shqiptarin pa leje qëndrimi: Na japin 1 muaj kohë që të ikim

Rrezikoi jetën për të shpëtuar një 8-vjeçar nga vdekja 1 vit më parë, Franca dëbon shqiptarin pa leje qëndrimi: Na japin 1 muaj kohë që të ikim

Shqiptari, Roland Aliu

FRANCË- Heroizmi jo gjithnjë shpërblehet, e këtë e tregon mjaft qartë gjesti human i një shqiptari në Francë. Roland Aliu u vlerësua për aktin heroik, shpëtimin e një të mituri nga flakët, vetëm nga ana publiciatare. Pas një viti, autoritetet franceze përpos se kanë refuzuar lejen e tij të qëndrimit, i kanë dhënë një muaj afat të largohet nga vendi.  

Teksa prej një viti ishte cilësuar nga mediat si hero, për shqiptarin Roland Aliu autoritetet franceze kanë refuzuar të japin një leje qëndrimi. I riu shqiptar, shpëtoi nga vdekja një 8 vjeçar teksa një pallat u përfshi nga flakët një vit më parë.

Si rezultat më 7 janar, këtë të shtunë pritet një tubim, përpara prefekturës në Poitiers për të mbrojtur shqiptarin dhe familjen e tij të shënjestruar nga dëbimi. I riu shpresonte për një leje qëndrimi pasi shpëtoi një  të mitur nga flakët në Poitiers në shkurt 2022 por edhe sepse i kishin garantuar se gjesti i tij human do të shpërblehej. Ai madje edhe u vlerësua me një medalje të artë për këtë akt të guximshëm korrikun e kaluar.

“Na japin një muaj kohë të largohemi nga territori francez. Në shënjestër janë edhe babai im, nëna ime dhe vëllai im i vogël. Nuk e kuptoj. I kisha shkruar Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Brendshme. Të dy u përgjigjën se nuk mund të bënin asgjë drejtpërdrejt, se ishte marrë nga prefekti i Vjenës.” u shpreh ai.

I riu mori pjesë edhe në disa televizione si dhe u vlerësua edhe nga ministri aso kohe për aktin e tij të guximshëm. Madje vetë ministri kishte garantuar se dosjen e tij do e shihte me interes.

“Do ta shikoj me kënaqësi dhe me interes. E bëj shpesh sepse duhet humanizëm në dosje ”, u përgjigj ministri aso kohe, duke paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për rregullimin e të gjithëve.

Për muaj të tërë, mbështetësit e Roland Aliut dhe të afërmve të tij u habitën dhe shprehën keqardhje për heshtjen për situatën e tij administrative.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/01/2023 23:54

    Akti i heroizmit nuk te jep te drejte qendrimi e vecanerisht ne vende qe u pelqen vetja pak si shume,si Franca.Njoh nje mikeshe te nenes,e lindur ne France pak para L.II.B. nga prinder shqiptare edhe emrin ia vune Fransuaze,fati e solli te rritej e te jetonte ne Shqiperi.Kur u permbys diktatura,aplikoi me shpresen te fitonte qytetarine franceze.Nuk ia dhane kurre.Kjo eshte Franca!

    Përgjigju
  • Bledi: 05/01/2023 18:28

    Ne e kemi vendin ketu ne token tone Shqiperi mjafton te zhdukim politikanet te gjithe si jane dhe ti zevendesojme me djem e vajza te rinj , sepse te huajt kudo qe jane na trajtojne si mbeturina dhe pse ne te vertet keta te fundit jane te tille sidomos keta rracistat e ndyre franceze

    Përgjigju
  • Drini: 05/01/2023 18:08

    Rrini pa leje qendrimi, ikni nga vendi ku jeni shkoni ne ndonje vend si Marseje ku ka emigrant. Ne France ka me mijera pa letra fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave