Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit që nisi gjatë mbrëmjes të së martës është mundur të shuhet pak pas mesnate, rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Zjarrfikësit, të cilët kanë qëndruar në terren, luftuan me flakët që ndodheshin pranë një kompleksi turistik duke evakuuar pushuesit, si dhe pranë një banese. Zjarri nuk ka prekur asnjë banesë.
Aktive mbetet vatra në pyllin e Bizës që për shkak të terrenit dhe dendësisë, ndërhyrja me forca tokësore është e vështirë dhe po pritet ndihma e mjeteve ajrore.
Lajm në përditësim…









Komente
Komento