Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet në Velipojë 22-vjeçari nga Kosova

Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet në Velipojë 22-vjeçari nga Kosova

Foto ilustruese

Një 22-vjeçar, pushues nga Kosovë, i cili rrezikoi të mbytej në det pasditen e sotme në Velipojë, u arrit të shpëtohej. Bëhet me dije i riu po lahej në det, por më pas ka pësuar disa komplikacione, duke rrezikuar të mbytej.

Kanë qenë pushuesit ata të cilët e nxorën të riun në breg, ndërsa më pas ka shkuar në vendngjarje ambulanca, ku falë ndërhyrjes së stafit të mjekëve e infermierëve të Qendrës Shëndetësore, u bë e mundur që 22-vjeçari të shpëtohej.

Ai u transportua në Spitalin e Shkodrës për mjekim më të specializuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse