Dy makina kundërvajtje kanë vënë në rrezik serioz jetën e dhjetëra shoferëve që vijnë nga Durrësi për në Tiranë.

Siç shihet nga një video e siguruar nga Report Tv, dy makina po ecin kundërvajtje në autostradën Tiranë-Durrës, dukë u kthyer në një rrezik potencial për aksidente, me pasoja fatale.

Të pashqetësuar se janë kundërvajtje, shoferët përshkojnë rrugën qetësisht.