Rrezikshmëria e internetit, specialistët për Report Tv: Disa mënyra si mund t'i mbrojmë fëmijët tanë

TIRANË-Lehtësisht sot fëmijët të moshave të ndryshme mund të bien pre e mashtrimeve dhe rrezikshmërisë që  u vjen nga interneti. Përdorimi i telefonave personalë, të prindërve apo hyrja në qendra interneti është lehtësisht e aksesueshme për ta dhe jo pak herë lindin edhe konflikte fizike mes tyre.

Shqetësimi buron nga çdo prind dhe sipas psikologëve janë këta të fundi që kanë në dorë parandalimin. Psikologia Arlinda Shella, në një intervistë për Report Tv  shpjegoi se prindërit duhet të kontrollojë kohën që fëmijët  e tyre qëndrojnë në rrjete sociale, youtube apo videolojëra të ndryshme. Mbi të gjitha, ata duhet të mbajnë në vëzhgim limitet, informacionin apo gjithçka shohin fëmijët në internet.

 “Nëse ti i thua fëmijës tënd mos e bëj këtë duke mos i dhënë një alternativë tjetër, është shumë e vështirë edhe për fëmijën, që ta pranoje këtë lloj detyre që jep prindi, kështu që në një farë mënyre duhen gjetur alternativa të tjera, një angazhim në sport, një angazhim në një kurs, një angazhim në lojërat që e përfshijnë atë dhe nxisin dhe pjesën e krijimtarisë dhe pjesën e kreativitetit”-u shpreh psikologia

Tashmë që jemi dhe në sezonin veror dhe shkolla ka mbaruar është e vështirë që fëmijët të angazhohen, pasi jeta është bërë mjaftë dinamike dhe intensive. Për prindërit është kthyer në sfidë ruajta e fëmijëve nga rreziqet e internetit.

Specialisti i IT, Enri Treni, u shpreh për Report Tv se ka disa mënyra që prindërit të limitojnë aksesin e fëmijës në internet, duke i ndërgjegjësuar dhe vetë ata për abuzimet që mund të ndodhin me shpërndarjen e të dhënave personale.

“Ka disa mënyra që prindërit mund të limitojnë aksesin e fëmijëve në internet, më e thjeshta dhe më e përdorshmja është duke vendosur një passëord në secilën pajisje që ka në shtëpi. Mënyra tjetër është duke vendosur një passëord vetëm tek broëseri, pra jo në të gjithë pajisjen. Duke menaxhuar routerin, e cila është pajisje që na sjell kompania që na ofron internet duke bërë bllokimin e gjithë siteve që ne nuk duam”-tha specialist i IT

Sot navigimin në internet për shumë informacione është domosdoshmëri, por rrezikshmëria për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve është një çështje shqetësuese që përballet çdo familje në kohët moderne ku jetojmë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë