Rreziku i dënimit shumë i madh,
Etika ka fuqi vendimmarrëse

Rreziku i dënimit shumë i madh,<br />Etika ka fuqi vendimmarrëse<br>
Në raportin dy inspektorëve të UEFA-s mbi akuzën për trukimin e 53 ndeshjeve nga KF Skënderbeu, në fund shkruhej se kërkohej nga Komisionit të Etikës së UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane, plus 1 milion euro gjobë.

Ky paragraf është interpretuar nga klubi korçar dhe mbështetësit e tij si një fakt që ky raport mbetet vetëm një akuzë dhe se kanë gjasa që dënimi të mos miratohet nga komisionet e UEFA-s. Por duhet theksuar se ky është raporti i dytë pas atij të parit të vitit 2006, po për këto 53 ndeshje të dyshuara si të trukuara nga klubi korçar.

Pra ky është raporti përfundimtar i hartuar për këtë çështje që ka dalë me konkluzione dhe kërkon edhe masën ndëshkuese për këto shkelje. Dy inspektorët e Etikës dhe Disiplinës, Miguel Lietard Fernandez Palacios dhe Karl Dhont, pas përfundimit të hetimit, i kërkojnë Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, pra, institucionit të tyre, që t’ua referojnë këtë kërkesë Komisionit të Disiplinës për të bërë më pas certifikimin dhe zyrtarizimin e vendimit të tyre dhe ta zbardhin atë.

Duhet theksuar se Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s gëzon të drejtën të përjashtojë një klub nga kompeticionet europiane. Pra do jetë ky komision që do marrë vendimin e parë që duke qene se raporti është hartuar nga inspektorët e tij me shumë gjasa do të aprovojë dënimin e kërkuar. Më pas kur Skënderbeu ta apelojë vendimin e rëndë, siç edhe me shumë gjasa do ndodhë, atëhere është Komisioni i Disiplinës i UEFA-s që merr vendimin përfundimtar.

Në UEFA çështjet disiplinore administrohen nga njësia disiplinore dhe e integritetit, e cila kryesohet nga Emilio Garsia. Kujtojmë se ka qenë pikërisht Emilio Garsia që në vitin 2016 paralajmëroi se UEFA po shikonte mundësinë e një dënimi të ri edhe më të ashpër ndaj Skënderbeut. Nisur nga këto fakte duket se klubi korçar vetëm me një mrekulli mund t’I shpëtojë ndëshkimit të ashpër.

Skënderbeu, rekord historik trukimi
Në konkluzionet që Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka nxjerrë lidhur me çështjen e trukimeve të ndeshjeve të Skënderbeut ndër të tjera, ai raporton shumën që sipas tij ka përfituar Skënderbeu nga ky trukim, lojtarët dhe zyrtarët e ekipit korçar të përfshirë në korrupsion dhe trukim ndeshjesh si dhe deklaratën e një kundërshtari të ekipit. “Në të vërtetë, u dëshmua para CAS-it plotësisht se provat e paraqitura nga UEFA konsistojnë në: 71 të ardhura totale prej: 7,974,249 dollarësh.

Provat e paraqitura në shkallën e parë konsiderohen si të mjaftueshme për masat administrative të parashikuara nga neni 4.02, duke e lënë çështjen të hapur për sanksione të mëtejshme . UEFA është e bindur se provat e paraqitura në këtë raport shfaqin se ka mjaft elemente për të dëshmuar se Skënderbeu duhet sanksionuar me masa disiplinore në bazë të nenit 4.03.”, thuhet në raport.

Skënderbeu akuzohet për trukim dhe manipulim ndeshjeve në një hark kohë disavjeçar. Raportin voluminoz ka të dhëna të detajuara për të paktën 4 ndeshje të luajtura në Champions League dhe në Europa League.

Nën hetim janë Crusaders – Skënderbeu (3-2) e datës 21.7.2015. Pavarësisht humbjes klubi korçar kualifikohej për më tej për shkak të fitores 4-1 në ndeshjen e parë. Në atë ndeshje korçarët fitonin 2-1 me golat e Bernard Berishës dhe Liridon Latifit, por vendasi shënuan 2 gola në minutat shtesë të takimit. Në dosje janë dëshmitë e lojtarëve irlandezë sipas të cilëve “ujqit e dëborës” kishin qenë pasivë në minutat e fudnit duke lejuar golat.

Ndeshja tjetër e dyshuar është Dinamo Zagreb – Skënderbeu (4-1) e datës 25.8.2015 për kualifikuest për në grupet e Champions League. Edhe në këtë takim ka pasur lëvizje të dyshimtë të kuotave të basteve në pjesën e dytë ku edhe janë shënuar golat.

Ndeshja e tretë është ajo me Sportingun e Lisbonës në 22 tetor 2015 për grupet e Europa League mbyllur me fitoren e thellë të vendasve 5-1. Sërish janë vënë re luhatje të mëdha të basteve në pjesën e dytë kur është shënuar edhe pjesa më e madhe e golave.

E dyshimtë është konsideruar edhe ndeshja Skënderbeu me Lokomotivën e Moskës në 10 dhjetor 2015 e mbyllur me fitoren e rusëve 3-0 ku 2 gola u shënuan në 2 minutat e fundit të takimit.

Në raport listohen edhe 41 ndeshje në kampionatin shqiptar dhe në Kupën e Shqipërisë nga viti 2013 në vitin 2016. Raporti citon edhe disa lojtarë si të dyshuar në trukim. Ata janë portieri Orges Shehi, mbrojtësit Renato Arapi, Tefik Osmani dhe Marko Radas, mesfushori Sabien Lilaj, sulmuesi Bledi Shkëmbi dhe trajneri Mirel Josa.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City