Rreziku i fëmijëve në internet, zv.ministrja e Shëndetësisë njofton për planin e masave: VKM për shfrytëzimin e tyre

Në kohët e sotme në të cilat interneti është ktheyr në një domosdoshmëri, fëmijët janë ata që ndjehen më të rrezikuar për shkak të abuzimeve të mundshme. Por, çfarë mund të bëhet për mbrojtjen e tyre? Në takimin e zhvilluar në COD me organizatat dhe shoqëri civile, ku u diskutua për këtë çështje, zv Ministrja e Shëndetësisë, Ardjana Jaku njoftoi se të gjithë elementet janë bërë bashkë për nënshkrimin e planit të veprimit për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet në internet.

Me ndryshimet ligjore të ligjit për të drejtat e fëmijëve është një VKM specifike që do të dalë për masat e mbrojtjes të cilët shfrytëzohen apo abuzohen nga internet, pra ndryshimet ligjore. Gjithashtu kemi dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e punës mes pushtetit vendor dhe pushtetit lokal.

Ardjana Jaku, zv.ministre e Shëndetësisë

Mirëpo, me ardhjen e internetit kanë ardhur dhe pasojat tek fëmijët. Erjo Mile, përgjegjës i sektorit për risitë rinore në COD tregon disa nga rreziqet që u kanosen fëmijëve.

Bullizmi në internet, që nga pornografia për fëmijët në moshë të hershme deri tek ngacmimet në internet të gjitha janë të shfaqura. Interneti është një domain shumë i rëndësishëm për jetën tonë dhe normalisht që shfaqen problematikat.

Erjo Mile, Përgjegjës në COD

Aktivitetin me temë “Pasojat e internetit te të rinjtë dhe fëmijët” solli në vëmendje edhe angazhimin që duhet të bëjnë të gjithë faktorët për minizimin e risqeve të internetit për fëmijët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?