Rreziku i hakerimit, profilet jo aktive ‘preja’ më e lehtë! Si vidhen të dhënat e kartave bankare dhe si të mbrohemi

Me zhvillimin e madh teknologjik dhe të rrjeteve sociale është rritur edhe rrisku për humbjen e të dhënave personale. Specialisti i Krimit Kompjuterik në Policinë e Tiranës, Artan Dashi, shpjegon sa lehtësisht arrijnë hakerat të vjedhin adresat e e-maileve dhe të rrjeteve sociale. Më të rrezikuar janë adresat që janë jo aktive për një kohë të gjatë.

“Për çdo person që ka hapur një adresë Facebook-u, Instagram-i, ka hapur një adresë email-i apo një numër telefoni, të cilin nuk e përdorë më, sepse ka pasur raste që përdornin Hotmail, Live.com dhe këto nuk i përdornin për një periudhë kohe. Këto adresa janë lehtësisht të aksesueshme nga persona dashakeqës, të cilët me pak njohuri kompjuterike përfitojnë dhe hyjnë në këto adresa dhe i marrin administrimin, duke sharë dhe ofenduar, qoftë edhe duke u kërkuar edhe lekë” – shprehet Artan Dashi.

Një tjetër taktikë për vjedhjen e të dhënave është edhe një e-mail që mund të vijë në adresën tuaj, i cili maskohet sikur vjen nga kompania e Facebook, Instagram, apo më gjerë.

“Bëjnë programe të tilla “fishing”, të cilat ua dërgojnë personave dhe u kërkohen të dhënat e adresës, qoftë të Facebook-ut, qoftë të Instagram-it, apo edhe të adresave të email-it, duke u hequr si Facebook apo Instagram, apo edhe vetë Yahoo dhe Gmail, dhe i thotë ke kaq kohë, ose përndryshe do të të mbyllet adresa. Personi, pa interesuar, pa pyetur, fut të dhënat e tij dhe që nga ai moment ikën administrimi apo aksesi i faqes”, thotë Dashi.

Përdorimi i kartave të bankave për tërheqjen e parave në ATM ka rreziqet e veta. Hakerat kanë mundur të sigurojnë një pajisje që e instalojnë në ATM, e cila vjedh të dhënat.

“Që të vjedhësh të dhënat e një karte duhet një pajisje që quhet “skimmer”, e cila vendoset tek ATM e bankës. Nëse keni vënë re, ka afërsisht një vit e ca që bankat e nivelit të dytë kanë filluar të vendosin ATM në disa dhomëza me kamera, që çdo person që hy pas orës 16:00 apo 17:00, check-on me kartë. Pra është një masë parandaluese. Hakerat tek pjesa lartë në ATM vendosin një mini kamera dhe poshtë tek pjesa ku lexohet karta pajisja “skimmer”, dhe këto të dhëna pastaj transferohen”, bënë me dije specialisti Dashi.

Por, si mund të mbrohen qytetarët nga risku i vjedhjes së të dhënave bankare, online dhe me kartë fizike?

“Nëse ai ka shumën 50 apo 100 euro në limit shpenzimesh ditore, dhe shuma kalon mbi këtë vlerë, dihet që është hakeri. Në radhë të parë duhet të ketë shërbimin të lidhur me bankën, që për çdo lëvizje që bënë t’i vij informacioni në telefon dhe të autorizoj apo të ndaloj një veprim të keqbërësit. Kur shkon në një ATM, sidomos nga këta që janë jashtë në rrugë, duhet të shikoj patjetër nëse është vetëm aparatura që duhet, apo ka aparaturë shtesë. Kryesoja është që klienti duhet të mbajë lidhje me bankën.” – përfundon Dashi.

Por rrjetet sociale shfrytëzohen edhe për qëllime dashakeqe shantazhi, e kryesisht ndaj të miturve. Dashi thotë se kryesisht janë raste mes moshatarësh, të cilat zgjidhen më kollaj. Por, nuk mungojnë edhe denoncimet për tentativa ngacmimesh dhe shantazhesh nga moshat madhore tek të miturit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën