Mësohet se studio ligjore duhet të mbrojë fort, që Disiplina të ulë minimalisht në dy vjet përjashtimin nga kompeticionet e UEFA-s. Nga çështjet e mëparshme për trukimin e ndeshjeve, nuk ka asnjë rast që të ketë pasur një ulje kaq të madhe. Megjithatë, presidenti i Skënderbeut beson edhe për faktin se shumica e akuzave do të bien.
Në reagimin e fundit të klubit korçar thuhet se përfaqësuesi ligjor i Skënderbeut në vitin 2016 ka komentuar se luhatjet e koeficenteve të basteve live për ndeshjet e ekipit korçar janë të pakundërshtueshme, por asesi nuk mund të arrihet në një përfundim se ndeshjet janë të trukuara. Ndërsa mundësia e përfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh është ngritur thjesht si hipotezë nga ana e përfaqësuesit të Skënderbeut në proces, jo si një akuzë, por si një formë për të evidentuar se në një proces disiplinor, shkeljet dhe shkelësit e disiplinës duhen individualizuar dhe mos të kryhet një proces populist ku të gjithë janë të fajshëm, por asnjëri nuk është fajtor. Ky element ka një prejardhje të drejtpërdrejtë nga praktika gjyqësore e CAS-it.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO








