SHKODER - Gjatë 24 orëve të ardhshme Ballkani mund të përfshihet nga përmbytjet për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve. Paralajmërimi është bërë nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë inspektimit të bërë në argjinaturën e Kirit. 

Ministri Panariti theksoi se me sforco të përbashkët do të bëhët maksimumi për të evituar përmbytjet në rajonin e Shkodrës.

Më herët ministri Panariti ka zhvilluar edhe një takim me shtabin e emergjencave në prefekturën e Shkodrës, ndërsa ka deklaruar se ka biseduar edhe ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për marrjen e të gjitha masave për mekanizmat e evakuimit.

Gjatë inspektimit në Shkodër, ministri Panariti është ka kërkuar bashkëpunim edhe më të madh me komunat për pastrimin e kanaleve të para dhe të dyta ndërsa ka bërë të ditur se është alokuar një fond prej 4 mln lekë të reja për riparimet e domosdoshme në hidrovorin e Çasit në Velipojë. Sipas Ministrisë, stuhitë parashikohen veçanërisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)