Rreziku korean, ekspertët: Lufta
parandaluese, opsioni i vetëm

Rreziku korean, ekspertët: Lufta<br />parandaluese, opsioni i vetëm<br>
Mënyra e vetme për të frenuar revanshin bërthamor të Koresë së Veriut është të rrezikosh me të. Kështu shkruan gazetari Kevin R. James, ekspert i çështjeve të sigurisë së Azisë së Paqësorit.

James paralajmëron se në situatën aktuale, kur Veriu është relativisht i dobët, vërtet Perëndimi mund të shmangë kostot e një lufte; por do të përballet me rrezikun e një aksidenti bërthamor më vonë, kur vendi i izoluar komunist të jetë bërë më i fuqishëm.

Duke përdorur vlerësime të besueshme për një aksident bërthamor, bazuar në eksperiencën amerikano-sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë, gazetari thotë se ai do të sjellë 7.5 milionë humbje në radhët e ushtrive amerikane, japoneze dhe koreano-jugore. Ndërsa nëse në këtë moment ndërmerret një luftë parandaluese, atëherë humbjet sipas ekspertit do të jenë 1.4 milionë njësi.

“Rrjedhimisht, përmbajtja e Perëndimit kundrejt Koresë është një lojë kumari, një vendim i pamatur dhe tërësisht i gabuar. Ndërsa lufta parandaluese është e mençur dhe një përgjigje e matur ndaj kërcënimit bërthamor të Veriut”, ka nënvizuar James në një shkrim analitik.

Regjimi i Penianit është më shumë se kurrë i angazhuar në programin e tij bërthamor dhe në horizont duket se asnjë opsion diplomatik do të çojë në një pezullim të mundshëm të tij.

Nëse vendi aziatik vazhdon kështu, atëherë ai do të jetë në gjendje të qëllojë raketa bërthamore drejt Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, “me apo pa dashje”, shkruan me ironi gazetari. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg