Ndërsa analizon situatën ekonomike në Shqipëri, CIA thekson rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë nga përkeqësimi i situatës në Greqi dhe në Itali. Sipas saj, vendi do të
vazhdojë të përballet me sfida për shkak të rritjes së borxhit, si dhe për shkak të lidhjeve të forta tregtare, bankare por edhe njerëzore me Greqinë e Italinë. “Vendi do të vazhdojë të përballet me sfida për shkak të rritjes së borxhit publik nga 60% të PBB-së në 2013 për të arritur në 72% në 2014. 

Lidhjet e forta në sektorët bankar, tregtar dhe remitancat nga Greqia e Italia e bëjnë Shqipërinë vulnerabël ndaj efekteve të përhapjes së krizës së borxheve dhe
rënies ekonomike në eurozonë.

Qeveria do të përballet me sfida kritike në 2015 ndërsa përpiqet të implementojë reformat e kërkuara nga FMN, veçanërisht ato që synojnë përmirësimin e sektorit
të energjisë elektrike”, thekson CIA. Remitancat, një katalizator i rëndësishëm i rritjes ekonomike të vendit