Vdekja e turistes në Ksamil ka sjellë në vëmendjen e rrezikun e motorave të ujit. Në Shëngjin ata nuk janë shqetësim për pushuesit.  

Motorët  e ujit lëvizin larg bregut dhe qëndrojnë në vendet e përcaktuara nga pushteti vendor. Ky fakt pranohet nga vetë pushuesit në këtë zonë turistike të cilët thonë se këtë vit kjo problematike ka marrë zgjidhje.

“Jo nuk na sjell shqetësim e se nuk i shohim afër, i shofin larg po këtu afër nuk janë” shprehet një nga pushuesit, ndërkohë që një tjetër shton se : Ka problem pasi jemi të rrezikuar, por deri tani nuk ka pasur ndonjë rast”.

Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj shprehet se në bashkëpunim edhe me policinë kufitare do ketë një monitorim të vazhdueshëm të motorave të ujit gjatë gjithë sezonit turistik.

“Dua të theksojë se Bashkia Lezhë ka përcaktuar vendbazime t të cilat janë verifikuar, ato që kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e që përcakton ligji për këto vendbazimeve, kemi qenë shumë të saktë në përcaktimin e tyre, por kemi marrë edhe kontakt me policinë kufitare të Shëngjinit. Kemi shkëmbyer edhe shkresat përcjellëse për lejet që kemi dhënë, për detyrat e atyre dhe tonat, jemi në kontakt të vazhdueshëm, për hir të fatit nuk kemi pasur probleme, por kjo nuk do të thotë që ne pse nuk s’kemi pas probleme nuk do të jemi në kontakt dhe të jemi korrekt me ato çfarë kemi përcaktuar në lejet e dhëna për këto vendbanime”, shprehet Uldedaj

Lëvizja e motorëve të ujit ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm çdo vit në bregdetin e Shëngjinit, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com