Rreziku që vjen nga tatuazhet, mjekja: Sjellin infeksione deri tek hepatitet apo HIV/AIDS! Kujdes nishanet, disa bojëra janë kancerogjene

Rritja e tendencës për të bërë tatuazhe, shihet me shqetësim nga dermatologët. Për mjeken Monika Fida, rreziku vjen jo vetëm nga kimikatet që përmbajnë bojërat, por edhe infeksionet. Nëpërmjet Report Tv, ajo u bën thirrje të rinjve të mos mbulojnë nishanet, pasi do të vështirësonin identifikimin e disa lloje sëmundjesh.

“Individi e ekspozohet ndaj infeksioneve të ndryshme. Infeksione që merren qoftë nga boja deri tek gjilpëra. Mund të jenë infeksione të lehta, por mund të merren edhe të rënda siç është hepatiti apo HIV-I.  Nga ana tjetër një grup patologjisë është edhe patologjitë të dermatiteve alergjike. Individi mund të jetë i ndjeshëm ndaj bojës dhe gjilpërës.

Mund të jenë nga lehtat deri tek të rëndat që rrezikojnë jetën. Mos të përmend kostot. Dua të apeloj që të mendohen mirë përpara bërjes së një tatuazhi. Shpesh herë duke bërë një tatuazh, individët mbulojnë nishanet dhe duke mbuluar nishanet nuk arrihet të kuptohet evolucioni i këtij nishani. E bën shumë më të vështirë identifikimin e kancerit të lëkurës apo melanomës tek ky individ”, tha Monika Fida.

Po aq me risk sa edhe bërja e tatuazheve, është edhe heqja e tyre.

“Por të heqësh një tatuazh nuk është kaq e lehtë siç është bërja e një tatuazhi. Shpesh herë individët i drejtohen qendrave jo të specializuara. Nga një tatuazh i thjeshtë mund të digjet lëkura dhe mund të formohen disa formacione të ngritura në lëkurë si pasoje e përdorimit të lazerave nga persona jo të certifikuara”, tha Monika Fida.

Për të shmangur infeksionet apo patologjitë që shkojnë deri në kancer të lëkurës, Fida thotë se duhet të zgjidhen qendra të certifikuara.

“Duhet të zgjidhet një qendër e certifikuar, që aplikon gjilpëra një përdorimshme. Nëse kemi vendosur të bëjmë një tatuazh, duhet të zgjedhim një qendër të certifikuar. Boja e tatuazhit mund të ketë efekt onkogjen në një hark kohor të zgjatur, pas 20-30 vitesh”, thotë Fida.

Bojërat e tatuazheve përmbajnë një sërë materialesh toksike dhe kancerogjence, e pasoja që shpesh shfaqen pas 2 apo 3 dekadash. Nga një vëzhgim në qendrat estetike del se krahas kërkesave për të bërë tatuazhe, janë rritur edhe ato për heqjen e tyre.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen