Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta. Në këto ditë të nxehta mjekët bëjnë apel qytetarëve që të shmangin orët e pikut.

Dermatologia, prof.dr.Monika Fida thotë se plazhi dhe pishiniat duhet të frekuentohen në orët e para të mëngjesit ku rrezatimi ndaj rrezeve është më pak i vogël.

 Ndërkohë kremërat me faktor mbrojtës duhen të përdoren rregullisht, veçanërisht te fëmijët që janë më të rrezikuar dhe personat që kanë lëkurë me ngjyrë më të çelët.

“Jemi në sezonin e verës ku frekuentimi i plazheve dhe pishinave është i lartë. Ne si dermatologë këshillojmë që pishinat të frekuentohen në orët e para të mëngjesit ku rrezatimi ndaj rrezeve është më pak i vogël. Megjithatë duhet të përdorim kremrërat e diellit me faktorë mbrojtës 30-50+. Rekomandohen veshje të lehta. Personat më të riskuar për t'u djegur nga dielli janë fëmijët dhe personat që kanë lëkurë të çelur dhe flokë biondë.

Nxirja përmes makinerive artificaiale është gabim i madh. Nuk rekomandohet solari dhe më pas të shkosh në plazh. Po ashtu duhet të kontrollojmë nishanet e dyshimta dhe të konsultohemi me mjekët”, tha dermatologia.