Shërbimi i emergjencave shtetërore të Ukrainës bën të ditur se 14 është numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Brovary, në lindje të Kievit, përfshirë një fëmijë. Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda.
Të plagosurit janë 25, mes tyre 11 fëmijë, të cilët janë shtruar në spital. Ekipet e shpëtimit theksuan se operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.
Lajmi kryesor:
Rrëzohet helikopteri në Ukrainë, 14 të vdekur, mes tyre edhe ministri i Brendshëm! Vendin e tij e zë Shefi i policisë! Zelensky: Jo aksident, por rezultat i luftës!










