Rrëzimi i avionit, Rusia dhe Anglia
pezullojnë fluturimet drejt Egjiptit
VD/Pezullimi, avioni që devijoi mbi Shqipëri
Rusia dhe Anglia kanë pezulluar këtë të premte të gjitha fluturimet drejt Egjiptit këtë të premte, pas aksidentit tragjik ajror ku humbën jetën rreth 224 persona në bordin e avionit rus që u rrëzua në zonën e Sinait në Egjipt.
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pezullimin e të gjitha fluturimeve për pasagjerë nga Rusia drejt Egjiptit gjatë kësaj të premteje, derisa të përcaktohet shkaku i rrëzimit vdekjeprurës të avionit rus gjatë fundjavës së kaluar.Një veprim të tillë e ka ndërmarrë edhe Britania e Madhe
Vendimi i kreut të Kremlinit ka ardhur si kundërpërgjigje e rrëzimit të “Airbusit A321”, me të cilin operonte një linjë ajrore ruse, gjatë së shtunës së kaluar mbi gadishullin Sinai të Egjiptit. Të 224 pasagjerët në bord mbetën të vdekur.
Lëvizja e fundit e Moskës, që vjen pas vendimeve të ngjashme të Britanisë dhe shteteve të tjera për të pezulluar fluturimet drejt dhe nga Sharm el-Sheikh, resortit egjiptian prej nga ku ishte nisur avioni rus i rrëzuar, mund të jetë i pari sinjal se Moska po i beson gjithnjë e më shumë teorisë se militantët islamikë kishin vendosur një bombë diku në avion.
Gjithsesi, Kremlini bën të ditur se vendimi i marrë nga Presidenti rus nuk nënkupton se rrëzimi është shkaktuar nga një sulm terrorist. Për këtë është ende herët të thuash se çfarë e shkaktoi atë incident ajror dhe se të gjitha teoritë, përfshi edhe mundësinë e një difekti teknik, duhet të ekzaminohen nga hetuesit zyrtarë. Edhe Egjipti ka bërë të ditur se është ende herët për të dalë në konkluzione se çfarë e rrëzoi në tokë avionin.
Putin mësohet të ketë vepruar pasi Alexander Bortnikov, kreu i shërbimit sekret rus FSB, rekomandoi që Rusia të pezullonte të gjitha fluturimet për pasagjerë drejt Egjiptit, derisa të mësohej saktësisht shkaku i incidentit ajror me 224 viktima.
“Kreu i shtetit është dakordësuar me këto rekomandime”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”. Ai shtoi se qeveria duhet të gjejë një mënyrë për t’i kthyer rusët në atdhe, e për këtë duhet të nisë bisedimet me autoritetet egjiptiane për t’u garantuar atyre fluturime të sigurta.
Një degë e Shtetit Islamik me bazë në gadishullin e Sinait ka marrë përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, gjë që, nëse do të konfirmohej, do të shënonte të parin sulm të organizatave xhihadiste ndaj aviacionit civil.
Britania, në fakt, ka bërë të ditur gjatë kësaj të premteje se, një bombë e vendosur nga xhihadistët mes valixheve të tyre mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit. Veç Britanisë, edhe Irlanda, Gjermania dhe Holanda kanë pezulluar fluturimet drejt resortit turistik egjiptian./ Top Channel
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30