Rrëzimi i Bordit të Çmimeve, avokati pranë PD-së: Të njëjtin fat do të ketë edhe Bordi i Karburanteve

Rrëzimi i Bordit të Çmimeve, avokati pranë PD-së: Të njëjtin fat do të ketë edhe Bordi i Karburanteve

1674041428_2741193922583650597844871313942254157525376n.jpg

Avokati pranë Partisë Demokratike, Marash Logu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimin e ushqimeve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Logu shkruan se kjo është dëshmi e qartë se edhe Bordi i Karburanteve do të ketë të njëjtin fat. Gjykata Kushtetuese do e shqyrtojë kërkesën e PD-së më 9 mars për bordin e karburanteve.

'Gjykata Kushtetuese vendosi sot të shfuqizojë Bordin e Ushqimeve. Vendimi i Gjykatës flet qartë se Bordi nuk u krijua për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve të ushqimeve, por fitimet e kompanive të lidhura me qeverinë. Shpallja antikushtetuese e Bordit të Ushqimeve është dëshmi e qartë se të njëjtin fat do të ketë edhe Bordi i Karburanteve, i cili do të shqyrtohet më 9 Mars.'- shkruan Logu.

 


Lajmi kryesor:

Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për çmimet e shportës: Nuk plotësohen kriteret për një Akt Normativ me fuqinë e ligjit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima