TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet e shportës! Sipas, Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi është bërë për shkak se akti normativ nuk plotëson kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës, më konkretisht urgjenca dhe nevoja për të bërë aktin normativ me fuqinë e ligjit. Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ishte a arsyeshme që qeveria të bëjë një akt të tillë normativ, për shkak se nuk ka pasur asnjë urgjencë e as nevojë të jashtëzakonshme për t’u bërë me kaq shpejtësi. Kërkesa për shfuqizimin e Bordit e Transparencës për Monitorimin e Çmimeve të produkteve ushqimore u bë nga 29 deputetë të Partisë Demokratike, me iniciator deputetin Dashnor Sula.
Deputetë demokratë e kanë cilësuar si një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Ushqimeve! Deputeti Sula thotë se u shfuqizua një ligj abuziv që fuste dorën në xhep të qytetarëve, duke vendosur çmime në favor të grosistëve. Ndërkohë Tabaku shkruan se ky vendim shpëtoi shqiptarët nga bordet socialiste dhe se ai ishte ngritur në mënyrë anti-kushtetuese. Edhe deputeti Gazment Bardhi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Transparencës për çmimet. Bardhi shkruan se kjo është një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj.
Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori. Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar po ashtu Gjykatës Kushtetuese edhe për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për Çmimet e Karburanteve, i cili po ashtu është miratuar me një akt normativ, për të cilin ende nuk ka një vendim nga GJK. Pritet të shikohet nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë që akti normativ, për ngritjen e Bordit të Transparencës për Çmimin e Karburanteve i ka plotësuar kriteret e kushtetuese të urgjencës dhe të nevojës, që në rastin e Bordit të Ushqimeve, konsideroi se nuk ishin plotësuar.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””, si i papajtueshëm me Republikën e Shqipërisë. Shfuqizimin e ligjit nr. 51/2022, datë 09.06.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”Lidhur me këtë çështje, Gjykata vlerësoi se aktet normative me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg” dhe nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”” nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës.
Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3. Shfuqizimin e ligjit nr. 51/2022, datë 09.06.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Avokati pranë Partisë Demokratike, Marash Logu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimin e ushqimeve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Logu shkruan se kjo është dëshmi e qartë se edhe Bordi i Karburanteve do të ketë të njëjtin fat. Gjykata Kushtetuese do e shqyrtojë kërkesën e PD-së më 9 mars për bordin e karburanteve.
'Gjykata Kushtetuese vendosi sot të shfuqizojë Bordin e Ushqimeve. Vendimi i Gjykatës flet qartë se Bordi nuk u krijua për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve të ushqimeve, por fitimet e kompanive të lidhura me qeverinë. Shpallja antikushtetuese e Bordit të Ushqimeve është dëshmi e qartë se të njëjtin fat do të ketë edhe Bordi i Karburanteve, i cili do të shqyrtohet më 9 Mars.'- shkruan Logu.
Deputeti i Partisë Demokratikë Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Bordin për Transparencën dhe Monitorimin e Çmimeve të ushqimeve. Sula thotë se u shfuqizuar në ligj abuziv që fuste dorën në xhep të qytetarëve.
‘Qeveria kapet me ‘presh në dore’ me bordin hajdut. Më në fund një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne, grupit Parlamentar të PD dhe rrëzoi Bordin e Vendosjes së Çmimeve. Unë dhe gjithë grupi ynë i opozitës e kemi kundërshtuar qysh prej fillimit ngritjen e një bordi të tillë i cili nuk u erdhi në ndihmë qytetarëve, por grosistëve. Ndaj së bashku me kolegët e mi vendosëm ta godisnim në Gjykatën Kushtetuese. Sot trupa gjykuese na dha të drejtë dhe shfuqizoi ligjin abuziv që u fuste dorën në xhep qytetarëve cdo ditë duke vendosur cmime në favor të grosistëve. Tani qeveria duhet tu kthejë paratë e marra në mënyrë të padrejtë me çmimet e vendosura nga bordet qytetarëve. Ndërkohë inkurajojë Gjykatën Kushtetuese të procedojë me shpejtësi edhe me ankimimin që kam bërë së bashku me kolegët e mi për bordin që vendos çmimin e naftës.’- shkruan Sula.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Transparencës për çmimet. Tabaku shkruan se ky vendim shpëtoi shqiptarët nga bordet socialiste dhe se ai ishte ngritur në mënyrë anti-kushtetuese. Tabaku thotë se ky vendim i hap rrugë edhe rrëzimit të Bordit të karburanteve, i cili kënaq vetëm interesat e oligarkëve.
“Gjykata Kushtetuese shpëton shqiptarët nga bordet socialiste dhe i jep të drejtë grupit parlamentar të PD! Bordi çmimeve të ushqimeve është antikushtetues! Një tjetër betejë e fituar nga Grupi Parlamentar i PD që dërgoi ne GJK Bordin e Çmimit të Ushqimeve! Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul!
Shpresoj shumë që ky të jetë një fillim i mirë dhe për vendimin e bordin e karburanteve. Politika në ndihmë të qytetarëve është pikërisht kjo! Pasi kjo e sotmja është një fitore mbi të gjitha e shqiptarëve që përtej bindjeve politike do të çlirohen nga një bord komunist dhe antikushtetues. Bordi Socialist tanimë duhet shkrirë! Ndërsa qytetarët presin të merret vendimi mbi Bordin e Karburanteve që penalizon shqiptarët dhe kënaq oligarkët
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Transparencës për çmimet. Bardhi shkruan se kjo është një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj.
“Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo kolegë që mbështeti këtë inicativë”, shkruan Bardhi.
Une nuk jetoj ne Shqiperi,por nese bordi i ushqimeve te shportes,ishte si ai i karburanteve,me mire qe u hoq.Do te ishte me mire qe te ishte nje bord per mbrojtjen e konsumatorit ne pergjithesi,si AKU,por per cmimet.Ketu ku jetoj une,ligjet nuk e lejojne p.sh qe cmimet e te njejtit produkt te jene kudo njelloj,ndryshojne cdo jave e ndryshojne nga nje supermarket ne tjetrin.Cmimi i tregut nuk kontrollohet,por duke mos lejuar qe te gjithe t'a kene njelloj e ne te njejten kohe,automatikisht ndihmojne ne uljen e cmimit.Bleresi dyndet aty ku eshte cmimi me i lire dhe nuk eshte i detyruar t'a blere se s'ka zgjidhje tjeter.Besoj se te gjitheve ju kujtohen cmimet e gjelave per festa dhe ankesat e bleresve per cmimet e tyre te larta e kudo njelloj.Edhe pse gjeli nuk eshte pjese e shportes,eshte nje shembull i mire e konkret se ku e si duhet te nderhyje nje bord ne mbrojtje te konsumatoreve.
PërgjigjuKèta nuk èshtè se nuk i njohin ligjet por vuajnè nga ajo sèmundja e vjetèr qè u thotè se tè qènit bajraktarè, èshtè mè mirè pèr ne. Mblidhen aty, me ato maskat e karnevalève nè fytyrè qè duan tè tè thonè,,,,NE E DIMÈ SE Ç,BÈJMÈ dhe i lènè shqiptarèt tè paguajnè sa frengu pulèn çdo gjè qè u nevojitet pèr mbijetesè.
Përgjigjute shohim nese eshte e fituar per ju apo jo....Bordi mbante nen kontroll rritjen e cmimeve. Nese rritjet e cmimeve vazhdojne pa kriter duhet te falederjome Bardhin me shoke... . Keta jane aq palaco sa te vazhdojne te thone qe faji eshte i qeverise.
PërgjigjuMese e vertete. PD-te se jane shume donin nje "fitore" politike, se per popullin as nuk pyesin. Bordet mbanin cmimet nen kontroll, dhe ishin ne cdo vend te Europes, pak a shume. Kur nuk ishin bordet, ata bertisninkudo, ne shtyp, ne kuvend pse nuk i kontrollon Qeveria. Tani, me shkrirjen e bordeve, cmimet do rriten, lufta eshte larg se mbaruari dhe ata qe zhvillojne biznes, do ti ngrejne cmimet, me pretekstin qe eshte ekonomi kapitaliste dhe jo e centralizuar. Keshtu, PD do dali ne shesh dhe do beje politike duke thene qe ju vjedh Qeveria. Por edhe Gjykara Kushtetuese duhet te mbaje pergjegjesi nese situata rendohet.
Tani do rriten cmimet e ushqimeve dhe njerezit do paguajne me shume. Falenderoni PD per kete dhe mos harroni t’i jepni voten kur te vijne zgjedhjet!
Përgjigjupse o ari tani me bordin nuk jan rritur cmimet? Te lumte, sa po fitove 1000 pike te Aktivist1 me kete koment.