Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, ka reaguar pas rrëzimit të një helikopteri të EUFOR-it pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku sipas raportimeve humbën jetën katër persona dhe mbetën të plagosur 12 të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin e Shqipërisë me Italinë dhe komunitetin e EUFOR-it, ku shërben edhe personeli shqiptar.
Reagimi i ministrit Ferit Hoxha
“Thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku u përfshi një helikopter i EUFOR-it; ngjarje e cila mori tri jetë dhe la dymbëdhjetë persona të lënduar.Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për Qeverinë dhe popullin e Italisë. Mendimet tona janë gjithashtu pranë të gjithë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë.Në këtë moment të vështirë, Shqipëria qëndron fuqimisht krah Italisë, vendit mik dhe aleat në NATO, si dhe në krah të gjithë komunitetit të EUFOR-it, ku personeli shqiptar shërben me krenari përkrah kolegëve italianë dhe ushtarakëve të tjerë, në një angazhim të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë.”-thuhet në reagimin e Hoxhës
Lajmi kryesor:
Aksident ajror në Bosnjë-Hercegovinë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian gjatë ngritjes! 4 të vdekur dhe 12 të plagosur



