Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia

RUSI- Rreth 24 orë pas ngjarjes, presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar lidhur me rrëzimin e avionit në të cilin dyshohet se humbi jetën kreu i grupit Vvagner, Yevgeny Prigozhin, të cilin e quajti "një biznesmen i talentuar" të cilin e njihte që nga vitet 1990.

Kreu i Kremlinit ka thënë se tani do të duhet "të presim çfarë thonë hetimet”.

“Ai ishte një njeri me fat të vështirë, por i talentuar”, theksoi presidenti rus teksa shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë ata që humbën jetën nga rrëzimi i avionit, transmeton Tass.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se ishte një raketë tokë-ajër nga brenda Rusisë që rrëzoi aeroplanin ku supozohet se po udhëtonte shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin shkruan Reuters. 

Dy muaj pas marshimit të tij të dështuar në Moskë, Yevgeny Prigozhin u vra teksa udhëtonte me avionin e tij privat, ndoshta duke shpresuar se Putin e kishte falur.

Ai kishte qenë një i dënuar në burgjet e Leningradit, një shitës hot-dog që përgatiste mustardën e tij, një "kuzhinier" që nuk gatuante, por nuk përçmonte t'u shërbente të fuqishmëve në tryezë.

Dhe ditën e djeshme, ai mori përgjigjen e ashpër nga dora e Vladimir Putin, hakmarrje të cilën e kishte përgatitur prej muajsh.

Mbrëmjen e djeshme avioni privat i Prigozhin i cili ishte i shoqëruar edhe me 10 persona të tjerë, u rrëzua duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, asnjë prej tyre nuk mbijetoi ndërsa La Repubblica shkruan se Kremilini ka nxjerrë trupat e tyre të pajetë nga avioni.

Vladimir Putini dhe Kremlini kanë qëndruar të heshtur ndaj raporteve se Prigozhin i cili ishte në bordin e avionit privat që u rrëzua ditën e djeshme. Po ashtu, edhe në samitin e BRICS të mbajtur mëngjesin e sotëm, Putin nuk përmendi asgjë rreth vdekjes së Yevgeny Prigozhin.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë. Prigozhin themeloi grupin mercenar Wagner, i cili ka qenë aktiv në konflikte dhe Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe luftoi përkrah rusëve në Ukrainë më së shumti në betejën e ashpër të Bakhmutit.

Për vdekjen e Prigozhin, ka reaguar edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai tha se vendi i tij nuk kishte lidhje me vdekjen e themeluesit dhe udhëheqësit të Wagner, Yevgeny Prigozhin. Zelensky gjithashtu bëri edhe një deklaratë tjetër duke akuzuar se Putin ka gisht në këtë ngjarje.

Trupat e Yevgeny Prigozhin dhe krahut të tij të djathtë Dmitry Utkin u njohën nga një prej komandantëve të Ëagner në morgun ku u transferuan pas rrëzimit të avionit privat me të cilin po udhëtonin ditën e djeshme.

“Shenja kryesore për njohjen e Prigozhinit ishte mungesa e gishtit, ndërsa për Utkin gjatësia dhe tatuazhet”, kanë shkruar grupi Ëagner.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
New York Times: Aeroplani i Prigozhin u rrëzua nga shpërthimi i një bombë

1692866895_yevgenyprigozhinrusi.jpg

Ajo që rrëzoi avionin me të cilin po udhëtonte shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ishte ndoshta një shpërthim në bordin e avionit i shkaktuar nga një bombë ose pajisje tjetër e vendosur në aeroplan.

Kështu raporton New York Times duke cituar zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, sipas të cilëve Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shkatërrimin e avionit në një përpjekje për të vrarë Prigozhin.

Ora 19:50
FOTO/ Kjo është stjuardesa që humbi jetën në avionin e Prigozhin, ja për çfarë iu ankua të dashurit pak para fluturimit

Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbuluar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino, kur një aeroplani privat i Prigozhin, me 10 pasagjerë u rrëzua.

Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin. Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova.

Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.

Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, ajo iu ankua te të dashurit e saj për një vonesë misterioze në fluturim. Ajo postoi një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët “Kabina” në mediat sociale të mërkurën në mëngjes.

Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë.

Ora 19:19
SHBA beson se avioni i Prigozhin u rrëzua nga një raketë tokë-ajër nga brenda Rusisë

1692895850_zvx.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se ishte një raketë tokë-ajër nga brenda Rusisë që rrëzoi aeroplanin ku supozohet se po udhëtonte shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin shkruan Reuters. 

Në faqen e saj të internetit citon dy drejtues anonimë amerikanë, sipas të cilëve ky është ende informacion paraprak.

Ora 18:54
Vdekja e Prigozhin, dëshmitarja: Kemi dëgjuar dy shpërthime në ajër dhe pastaj avioni u rrëzua

 

Gruaja e cila filmoi pamjet e para të rrëzimit të avionit të Prigozhin në Kizheniko, në rajonin Tver në Rusinë qendrore derisa ai ra në tokë, tha se ata kanë dëgjuar dy shpërthime në ajër dhe më pas avioni është rrëzuar.

‘Isha në kopsht duke punuar, dëgjova dy shpërthime nga qielli dhe nxora telefonin. E pashë atë aeroplan duke u rrëzuar…”. 

Pastaj, shtëllunga e madhe e tymit të zi ngrihet. Së bashku me fqinjët e tjerë, ajo shkoi në vendngjarje dhe filmoi atë që pa: mbetjet e avionit, fragmente sediljesh dhe pjesë të tjera që janë të vështira për t'u identifikuar - dhe mbetjet njerëzore, në veçanti dy kufoma të copëtuara.

Video është në procesverbalet e hetimit zyrtar të hapur nga rusët. Emri i gruas nuk dihet ende, me siguri tashmë është marrë në pyetje për zhvillimin e ngjarjeve, aq më tepër që ka dëgjuar “dy shpërthimet në qiell”.

Detaji është i rëndësishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi, pasi dikush pretendon (mes tyre edhe disa elementë të grupit Wagner) se avioni është goditur nga anti-ajrorët rusë, i cili ka një pozicion në zonë. Hipoteza tjetër është ajo e sabotimit, pra e një shpërthimi që ka ndodhur brenda avionit të Prigozhinit.

Ora 18:26
Putin thyen heshtjen, reagon për rrëzimin e avionit ku mendohet se vdiq Prigozhin: Ngushëllime!

1692862777_yevgenyprigozhinvladimirputinrusi.jpg

Më në fund foli. Presidenti Vladimir Putin ka reaguar lidhur me rrëzimin e avionit në të cilin dyshohet se humbi jetën Yevgeny Prigozhi, të cilin e quajti "një biznesmen i talentuar" që e njihte që nga vitet 1990 dhe se tani do të duhet "të presim çfarë thonë hetimet”

“Ai ishte një njeri me fat të vështirë, por i talentuar”, ndaj presidenti rus shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë ata që humbën jetën në rrëzimin e djeshëm të aeroplanit Wagner, transmeton Tass.

Ora 15:51
Vdekja e Prigozhin, Ish-kryeministri rus: Putini nuk fal, nuk kam asnjë dyshim për rolin e tij

1692884995_kjds.jpg

Ish-kryeministri rus Mikhail Kasyanov, tha se nuk kishte asnjë lloj dyshimi për rolin e Presidentit rus, Vlaidmir Putin, në lidhje me vdekjen e Prigozhin.

Ai tha se Putini “nuk di të falë”.  

"Unë e di se Putini nuk është i aftë të falë. Mendova se Prigozhin do të vritej në Afrikë ose diku tjetër", tha Kasyanov.

Ai tha se kjo vrasje ishte një demonstrim duke u treguar të gjithëve se çdo tradhtar do të vritet, duke paguar çdo gjë që mund të ketë bërë.

"Unë mendoj se ky është një demonstrim se çdo tradhtar do të vritet. Putini ka treguar zemërimin e tij në lidhje me menaxhimin e kontrollit”, tha Kasyanov.

Ai shtoi se “rebelimi i Prigozhin demonstroi dobësinë e Putinit dhe tani Putini duhej të bënte një shfaqje fuqie".

Ora 15:37
Rusi: Kompania ajrore që ndërtoi avionin e Prigozhin është në dijeni për aksidentin

1692884164_10.jpg

Korporata shumëkombëshe braziliane e hapësirës ajrore, Embraer, deklaroi së fundmi se ishte në dijeni për aksidentin ajror të Prigozhinit, të cilët ishin ndërtuesit e avionit Legacy 600.

"Jam në dijeni të aksidentit që përfshin një Legacy 600 në Rusi, por nuk kam asnjë informacion tjetër për rastin", tha Embraer. 

Kjo u raportua nga BBC një ditë pas lajmit për rrëzimin e një avioni pranë Moskës, në bordin e të cilit, sipas zyrtarëve të aviacionit rus, ishte edhe kreu i Wagner, Progozhin .

Sipas rusëve, avioni i Prigozhin, një Embraer-135, po fluturonte mes Moskës dhe Shën Petersburgut me shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit në bord.

Ora 15:29
Vdekja e Prigozhin, aviacioni rus nis hetimet: Avioni fluturoi vetëm 12 minuta, pati turbulenca dhe humbi kontrollin në sekondat e fundit

1692883765_harteprigozhinrrezimiiavionit.jpg
Vetëm 12 minuta ka zgjatur fluturimi i avionit privat të Prigozhin, i nisur nga një aeroport i Moskës drejt Shën Petërsburgut dhe i rrëzuar të mërkurën pasdite në afërsi të rajonit të Tverit.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, por edhe Flight Radar, gjatë udhëtimit të shkurtër, avioni i kreut të mercenarëve rusë Wagner, nuk ka shfaqur anomali serioze, veçse në 30 sekondat e fundit kur ka pasur disa luhatje.

Flight Radar bën të ditur se avioni ndodhej në një lartësi prej 8500 metrash kur filloi befas të humbasë shpejtësi dhe lartësi duke filluar të ulet.

Por më pas avioni sërish ka filluar të ngrihet duke arritur mbi 9 mijë metër lartësi e duke pësuar pastaj rënien fatale që solli përplasjen në tokë. Nga përplasja e fortë është konfirmuar vdekja e 10 personave që ndodhesin në bord, Prigozhin dhe 6 njerëzve të tij, përfshirë edhe krahun e djathtë Dimitri Utkin si dhe 3 pjesëtarëve të ekuipazhit.

Të gjithë trupat janë nxjerrë nga mbetjet e avionit. Ndërkohë mediat ruse bënë të ditur se mbetje të avionit janë gjetur deri 2 km larg vendit ku u përplas. 

Ora 14:46
Pa Prigozhin nuk ka Wagner? 'The Guardian': Çfarë ndodh tani me ushtrinë e mercenarëve famëkeq rusë?

1692881109_kjnds.jpg

Dy muaj pas “marshimit drejt Moskës” të Yevgeny Prigozhin, shefi i CIA-s, William Burns parashikoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk do nxitohej për hakmarrjen e tij.

“Ajo që po shohim është një situatë shumë e ndërlikuar”, tha Burns në Forumin e Sigurisë në Aspen në korrik.

Edhe pse detajet e vdekjes së Prigozhin nuk kanë dalur akoma në një konkluzion përfundmitar, ajo që është e qartë është se Wagner, organizata mercenare që ndërtoi Prigozhin, është ndërprerë.

Me rolin e spikatur të Wagnerit në operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë tashmë shumë të kufizuar si pasojë e kryengritjes së tij drejt Moskës, dukej sikur Prigozhin po përpiqej të rrëmbente një pjesë të ndikimit që kishte fituar nëpërmjet operacionit të tij në Afrikë, raporton The Guardian.

Prigozhin kishte nxjerrë një deklaratë në mbështetje të grushtit të shtetit në Niger, e parë nga disa analistë si një kujtesë se si Wagner dikur i kishte shërbyer qëllimeve të Kremlinit. Këtë javë ai kishte postuar një video nga Afrika duke u shorehur se kishte gjetur një rol të ri dhe se veprimet e tij ishin falur.

Në videon e publikuar, Prigozhin këmbënguli se ai po rekrutonte ushtarë për operacione në Afrikë, duke ftuar edhe biznesmenë nga Rusia që të investonin para në Republikën e Afrikës Qendror.

Dy muaj pas rebelimit të tij të dështuar në Rusi, ish kreu i Wagner vdiq në një rrëzim të avionit të tij privat teksa ndodhej edhe me 10 të tjerë në bord, asnjë prej tyre nuk mbijetoi.

Sipas raporteve të fundit, qindra luftëtarë Wagner që ishin internuar në bazat në Bjellorusi kishin filluar të largoheshin nga vendi, disa ishin të pakënaqur me nivelet më të ulëta të pagave dhe të tjerë duke u zhvendosur për të punuar në Afrikën perëndimore, ku operacionet e ushtrisë kishin qenë në një ndërprerje gjatë dy muajve të fundit.

Sipas një deklarate të bërë nga një analist ushtarak në qershor, Sean Bell, pas marshimit të Wagner në Moskë, tha se “pa Prigozhin, Wagner nuk është asgjë”.

“Nëse grupi Wagner është Yevgeny Prigozhin, atëherë mbijetesa pa të do jetë e vështirë. Wagner-i që njihnim nuk do jetë më pa Prigozhinin”, tha ai.

Ora 14:25
Kryeministri polak: Nëse Grupi Wagner do udhëhiqet nga Putini, do të përbënte një kërcënim të madh

1692879886_63.jpg

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se pas vdekjes së Prigozhin, grupi Wagner do të udhëhiqet nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kjo gjë do të përbënte një kërcënim të madh.

"Grupi Wagner do të jetë nën udhëheqjen e Putinit. Tani secili i përgjigjet vetes pyetjes nëse kërcënimi do të jetë më i madh apo më i vogël. Për mua kjo është një pyetje retorike", tha Morawiecki. 

Sipas raportimit të The Guardian, ai foli gjatë një konference për shtyp një ditë pas rrëzimit në Rusi të një avioni privat që fluturonte midis Moskës dhe Shën Petersburgut, ku ishte edhe Prigozhin.

Ora 13:56
Vdekja e Prigozhin, Zelensky: Të gjithë e dimë se kush ka gisht në këtë ngjarje

1692878159_el.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij nuk ka lidhje me vdekjen e themeluesit dhe udhëheqësit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, avioni i të cilit u rrëzua mbrëmë në Rusi

Ai tha se të gjithë e dinë se kush ka gisht në këtë ngjarje.

"Ne nuk kemi të bëjmë me këtë fakt. Të gjithë e kuptojnë se kush ka një rol në atë që ndodhi", tha ai në një intervistë për gazetarët nga agjencia Interfax-Ukrainë.

Ora 13:44
Një prej komandantëve të Wagner njohu trupin e Prigozhin në morg: I mungonte gishti

1692812850_aaa.jpg

Trupat e Yevgeny Prigozhin dhe krahut të tij të djathtë Dmitry Utkin u njohën nga një prej komandantëve të Wagner në morgun ku u transferuan pas rrëzimit të avionit privat me të cilin po udhëtonin ditën e djeshme.

Kjo u raportua nga grupi Wagner në Telegram.

“Shenja kryesore për njohjen e Prigozhinit ishte mungesa e gishtit, ndërsa për Utkin gjatësia dhe tatuazhet”, kanë shkruar grupi Wagner.

Faqja Fontanka nga Shën Petersburg, raportoi se trupat e 10 viktimave pësuan djegie të rënda në zjarrin që u krijua në aeroplan për të pamundësuar identifikimin e tyre pa një test ADN-je.

Ora 13:35
Ideologu rus Dugin: Prigozhin ishte një hero

1692877414_34.jpg

Ideologu ultranacionalist rus, Aleksandr Dugin, e quajti liderin e Wagner- it, Yevgeny Prigozhin, një "hero". 

“Nëse armiku i vret heronjtë tanë me saktësi, atëherë do të thotë se kemi heronj”, shkroi ai në Telegram.

Politologu më pas kujtoi një bisedë nga Prigozhin me vajzën e tij Daria, e cila vdiq më 20 gusht 2022, gjatë një shpërthimi në makinën e saj jashtë Moskës ku objektivi i vërtetë i sulmit ishte vetë Dugin. 

"Prigozhin është aq i fortë dhe i sigurt, i guximshëm, i mprehtë, sa që, me siguri, askush nuk lutet për të. Le të fillojmë të lutemi për të", tha Dugin.

Ora 13:24
Gjermania: Prigozhin? Nuk është rastësi që bota i drejtohet Putinit, ne e dimë si funksionojnë gjërat në Rusi

1692876231_874.jpg

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se pas vdekjes së Prigozhin, nuk ishte rastësi që bota t’i drejtohej menjëherë Putin.

Ajo tha se të gjithë e dinë sesi funksionojnë gjërat në Rusi, e cila udhëhiqet nga Putin.

Baerbock shkroi se në Rusi ka vetëm vdekje, vetëvrasje të dyshimta, rënie nga dritaret, gjithçka që mbetet e pashpjegueshme, gjë që nënvizon një sistem pushteti diktatorial të ndërtuar mbi dhunën.

"Nuk është rastësi që bota i drejothet menjëherë Kremlinit kur një ish-i besuar i Putinit papritmas pëson aksident ajror dy muaj pasi tentoi një kryengritje. Ne e dimë se si funksionojnë gjërat në Rusinë e Putinit: vdekje, vetëvrasje të dyshimta, rënie nga dritaret, gjithçka që mbetet e pashpjegueshme, gjë që nënvizon një sistem pushteti diktatorial të ndërtuar mbi dhunën”, tha Annalena Baerbock.

Ora 13:12
Kievi: Prigozhin? Një terrorist më pak dhe më shumë stabilitet

1692875506_75.jpg

Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yuriy Sak, pas lajmit të vdekjes së Prigozhin ka reaguar duke thënë se tashmë në Rusi ka një terrorist më pak dhe më shumë stabilitet.

Ai tha se kjo ishte një shenjë tjetër për të treguar se Rusia po bëhet akoma edhe më shumë si një shtet i dështuar.

“Një terrorist më pak do të thotë më shumë stabilitet në Rusi. Është një tjetër shenjë se Rusia po bëhet një shtet i dështuar, i sunduar nga një terrorist që ka frikë nga populli i tij. Dhe nga këndvështrimi ynë, çdo gjë që e bën Rusinë vullnet të dobët, ju bën më të fortë”, tha Sak për emisionin Today të Radio 4.

Ora 13:02
Flightradar24 bën ndryshime të papritura të lartësisë për avionin e Prigozhin

1692866895_yevgenyprigozhinrusi.jpg

Para se të zhdukej nga radari, avioni që u rrëzua ditën e djeshme në Rusi, në të cilin, sipas autoriteteve të Moskës, ishte edhe Yevgeny Prigozhin, ndryshoi në mënyrë të befasishme disa herë lartësinë, sipas faqes së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

Nga 853 metra, avioni zbriti ndjeshëm, përpara se të rifitonte lartësinë dhe të arrinte një maksimum prej 917 metra. 

Më pas ai ra papritur në 838 metra dhe më pas u ngjit përsëri në 893 metra. Më në fund ai reduktoi përsëri lartësinë në 19,725 këmbë, kur u zhduk nga radarët.

Ora 12:45
Mbështetësit e Wagner bëjnë homazhe për Prigozhin

1692873444_kjds.jpg

Luftëtarët dhe mbështetësit e Wagnerit i kanë bërë homazhe, Yevgeny Prigozhin, në memorialet e improvizuara në Rusi.

Në fotot e postuara nga media të ndryshme shihen se një grup i madh njerëzish kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule pranë fotove të liderit mercenar jashtë zyrave të Wagner në Shën Petersburg dhe Novosibirsk.

Ata duken mjaft të trishtuar pas marrjes së lajmit për vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner.

Ora 12:42
Gjendet celulari i Prigozhin, Grupi Wanger thirrje mercenarëve: Mos bëni asnjë marrëzi

1692867725_mbetje.jpg

Telefoni celular i Yevgeny Prigozhin u gjet pranë trupit të një prej viktimave që ndodheshin në avionin që u rrëzua ditën e djeshme në Rusi, në të cilin thuhet se ka vdekur dhe themeluesi i grupit Wagner, tha një burim politik i Wagner për Al Jazeera.

Ndërkohë grupi Wagner u bëri thirrje sot mercenarëve të vet që të mos bëjnë "asgjë marrëzi”.

"Vëllezër! Për momentin presim informacion nga komandantët tanë. Mos nxirrni përfundime të shpejta! Ne jemi të gjithë në kontrollin e emocioneve tani, por duhet të ruajmë kontrollin. Mos bëni ndonjë budallallëk...", thuhet në nj. mesazhi i postuar në kanalin e Grupit Telegram.

 

Ora 12:38
Grupi Wagner drejtuar mercenarëve: Mos nxirrni përfundime të shpejta

1692784563_wagnerbritaniemadhe.jpg

Grupi Wagner u bëri thirrje sot mercenarëve të tij që të mos nxirrnin përfundime të shpejta për vdekjen e ish kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ata kanë shkruar se ata për momentin po presin informacione më të detajuara për këtë ngjarje nga komandantët e tyre.

Wagner shkroi se ata janë shumë të mërzitur nga kjo ngjarje, duke shtuar se ata do të ruanin kontrollin.

"Vëllezër! Për momentin presim informacion nga komandantët tanë. Mos nxirrni përfundime të shpejta! Jemi të gjithë të mërzitur, por duhet të ruajmë kontrollin. Mos bëni ndonjë budallallëk", thuhet në një mesazh të postuar në kanalin e Grupit në Telegram.

Ora 12:32
Kush ishte krahu i djathtë i Prigozhin që humbi jetën në të njëjtin avion me të

1692873106_84.jpg

Dy muaj pas rebelimit të tij të dështuar në Rusi, ish kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin vdiq në një rrëzim të avionit të tij privat teksa ndodhej edhe me 10 të tjerë në bord, por asnjë prej tyre nuk mbijetoi.

Sipas autoritetit të aviacionit të Rusisë, në aeroplan ishte edhe krahu i djathtë i Prigozhin, Dmitry Utkin.

Por kush ishte Dmitry Utkin?

Utkin lindi më 11 qershor 1970 në Asbest, një fshat në Sverdlovsk Oblast të Bashkimit Sovjetik. Nëna e tij ishte një inxhiniere e cila u divorcua nga babai i Utkinit kur ai ishte shumë i ri. Ai cilësohej nga shokët e klasës si shumë studioz, por arrogant, raporton BBC.

53-vjeçari Dmitry Utkin ka qenë një oficer i lartë i ushtrisë ruse, i cili shërbeu si oficer i forcave speciale GRU, ku mbante gradën nënkolonel. Thuhet se ai ishte një nga themeluesit e Grupit Wagner, i cili ka marrë 4 Urdhra të Guximit të Rusisë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në Smoline, Utkin u transferua në Leningrad, ku hyri në Shkollën e Komandës së Lartë të Kombinuar të Armëve S. M. Kirov dhe më vonë iu bashkua Forcave Speciale GRU. Në vitet 1990, ai u martua me Elena Shcherbinina, me të cilën pati 3 fëmijë. Ata u divorcuan në fillim të viteve 2000. Në vitin 2015, Shcherbinina e raportoi Utkin si të zhdukur në një program televiziv.

Sipas disa shkrimeve në media, Utkin është një admirues i Gjermanisë naziste dhe ka tatuazhe të shumta naziste, duke përfshirë shenjat e Schutzstaffel (SS). Utkin gjithashtu thuhet se e quajti veten Wagner sipas kompozitorit gjerman Richard Wagner, sepse vepra e tij admirohej shumë nga Adolf Hitleri dhe u përvetësua nga nazistët.

Në qershor 2017, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Utkin si kreu i Wagner Group. Në dhjetor 2021, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi masa kufizuese kundër Utkin dhe të tjerëve të lidhur me Grupin Wagner. Utkin u akuzua se ishte “përgjegjës për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga grupi, të cilat përfshijnë torturat dhe ekzekutimet dhe vrasjet jashtëgjyqësore, të përmbledhura ose arbitrare”

Ora 11:36
Putin dhe Kremlini ende në heshtje për vdekjen e Prigozhin

1692862777_yevgenyprigozhinvladimirputinrusi.jpg

Vladimir Putin nuk e përmendi rastin e vdekjes së Yevgeny Prigozhin në fjalimin e tij në samitin e BRICS këtë mëngjes.

Si Putini ashtu edhe Kremlini kanë qëndruar të heshtur ndaj raporteve se Prigozhin i cili ishte në bordin e avionit privat që u rrëzua ditën e djeshme.

Thashethemet e vetme zyrtare për incidentin, për momentin, kanë qenë ato nga Agjencia Federale e Transportit Ajror dhe Komiteti Hetues.

Përmes një video-lidhje, Putin foli në konferencën përmbyllëse për shtyp të samitit të BRICS, i cili përfundoi sot në Johanesburg.

Ora 11:10
Kina zgjedh të mos komentojë vdekjen e Prigozhin

1692868169_ikjrg.jpg

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha se Kina kishte zgjedhur që të mos komentojë mbi vdekjen e kreut të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin.

“Kina i ka lexuar të gjitha lajmet për këtë ngjarje”, ky ishte komenti i vetëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin, në përgjigje të një pyetjeje për rrëzimin e avionit në bord, ku përfshihej edhe lideri i grupit Wagner.

Avioni i Prigozhin, i tipit Embraer-135 (EBM-135BJ), po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg të mërkurën me shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, tha autoriteti rus i aviacionit Rosaviatsia.

Ora 11:10
Raketa kundërajrore apo bombë në bord? Çfarë dimë nga shpërthimi i avionit të Prigozhin! Dy hipotezat

1692867725_mbetje.jpg

Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit ku udhëtonte kreu i grupit Wanger, Prigozhin. Për momentin janë dy hipoteza, që shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të një bombe brenda avionit, ose nga një raketë kundeajrore

Nga pamjet e publikuara nga banorët  e rajonit të Tver ku dhe u rrëzua avioni ku udhëtonte Prigozhin duket qartë që avioni humbi kontrollin.

Të paktën një motor është ende në punë ndërsa avioni bie vertikalisht lëshon një kolonë tymi të bardhë.  Krahu dhe bishti ndahen nga trupi dhe bien veçmas.

E gjithë kjo tregon qartë se rrëzimi i ka paraprirë një shpërthimi, por për momentin nuk dihet nëse shpërthimi ka ndodhur brenda aeroplanit apo jashtë, për shkak të një predhe artilerie.

Nëse avioni do të rrëzohej nga një raketë kundërajrore, përgjegjësia do të binte qartë mbi forcat ruse të sigurisë. Përkundrazi, konstatimi i një shpërthimi në bord do t'i hapte rrugën çdo versioni tjetër, i cili megjithatë nuk përjashton përfshirjen e mundshme të autoriteteve ruse. Kjo do të përcaktohet, sipas rregullave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), nga Komiteti Ndërkombëtar i Aviacionit Rus dhe prodhuesi i avionëve, Embraer.

Ka elemente në favor të tezës së parë:

- Përfaqësuesit e Agjencisë Federale të Transportit Ajror kanë thënë tashmë se avioni dyshohet se është "hedhur në erë".

Sipas burimeve të tjera, të gjitha opsionet e mundshme janë duke u shqyrtuar:

- Dëshmitarët okularë, në fakt, flasin për dy shpërthime që i kanë paraprirë rrëzimit. Element që i atribuohet praktikës së përbashkët të mbrojtjes ajrore të lëshimit të shumë raketave njëkohësisht.

- Gjurmët që i atribuohen goditjes me raketa kundërajrore janë të dukshme në disa nga rrënojat e avionit, por ato nuk janë të njëjtat shenja në rrënojat që ranë të shkëputura nga avioni.

Ekzistojnë gjithashtu argumente në favor të shpërthimit të brendshëm:

- Sipas Flightradar24, avioni u ngjit në një lartësi prej më shumë se 8.5 kilometra përpara se të rrëzohej dhe jo të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore mund të rrëzojnë një avion në atë lartësi, veçanërisht ato me rreze të shkurtër dhe të montuar mbi supe.

Në rastin e përdorimit të sistemeve me rreze të mesme - për shembull Buk - dëmi do të ishte shumë më i rëndë se ai i treguar në videot e publikuara nga dëshmitarët: Avioni vështirë se do të binte i plotë kur të binte në tokë.

Sipas interpretimit të të dhënave të gjurmimit të ofruara nga BBC, avioni do të kishte ndezur transponderin kur ishte tashmë në ajër, ndërsa fluturonte mbi periferinë e Moskës në Zelenogradi 3700 metra. Flightradar regjistroi fluturimin nga ora 17:59 deri në 18:11 me orën lokale, më pas humbi sinjalin kur avioni ishte afër Tverit.

Avioni u ngjit në afërsisht 8.5 kilometra në orën 18:10 me kohën e Moskës dhe qëndroi në lartësi deri në orën 18:19, pas së cilës u ngjit mbi 9 kilometra, më pas zbriti në 8.3 km. Të dhënat e fundit i transmetoi në orën 18:20 kur ishte në lartësinë rreth 6 kilometra. "Çfarëdo që ndodhi, ndodhi shpejt," tha zëdhënësi i Flightradar24, Jan Petchenik për Reuters.

Ora 11:00
Ku u gjurmua për herë të fundit avioni në të cilën ndodhej Prigozhin para përplasjes

1692867849_vdekje.jpg

Avioni i Prigozhin, i tipit Embraer-135 (EBM-135BJ), po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg të mërkurën me shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, tha autoriteti rus i aviacionit Rosaviatsia.

Flightradar24 regjistroi avionin e paidentifikuar duke fluturuar në veri-perëndim të vendit, dhe më pas zhduket nga ekrani i faqes që gjurmon fluturimet e avionëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi gjithashtu se mbetjet e rrëzimit të aeroplanit janë shpërndarë në rrugën hyrëse në fshatin Kuzhenkino, i cili është afërsisht 2 kilometra (1.2 milje) nga vendi i rrëzimit. 

Fshati Kuzhenkino ndodhet midis Moskës dhe Shën Petersburgut, raporton CNN.

Agjencia e lajmeve Tass tha se avioni kishte marrë flakë duke u përplasur në tokë dhe se avioni kishte qenë duke fluturuar për më pak se gjysmë ore.

Kremlini ende nuk ka komentuar mbi rrëzimin. Komiteti Hetimor Rus tha më herët se kishte nisur "një çështje penale" pas rrëzimit, ndërsa autoriteti shtetëror i aviacionit Rosaviation tha se një komision i krijuar posaçërisht për këtë ngjarje "ka filluar të hetojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit".

Ora 10:48
Mediat ruse: Të gjithë trupat në avionin që udhëtonte Prigozhin janë në morg për autopsi

1692866858_jhd.jpg

Djetë trupat e gjetur në rrëzimin e avionit privat, ku mbante edhe themeluesin e Wagner Group, Yevgeny Prigozhin, janë dërguar në morg për ekzaminim autopsi, raportojnë mediat ruse.

Sipas mediave ruse, trupat u dërguan në një morg për ekzaminim mjekësor mjeko-ligjor në qytetin e Tverit. 

Ata raportuan se në vendngjarje u gjet edhe telefoni i Prigozhin, megjithëse trupi i tij ende nuk është identifikuar.

Ora 10:41
Ish-shefi i CIA-s: Moska mund të kërkojë kontrollin e grupit Wagner

1692866474_5.jpg

Moska mund të përpiqet të marrë kontrollin e Grupit Wagner pas vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident ajror ditën e djeshme në Rusi, deklaroi ish-shefi i CIA-s, Leon Panetta.

Ai tha se anëtarët e Grupit Wagner duhet të shqetësohen gjithashtu për jetën e tyre.

"Unë mendoj se ata do të jenë shumë të shqetësuar për lejimin e grupit duke operuar më vete. Prandaj nuk do të më befasonte nëse ata do të kontrollonin grupin Wagner në Afrikë, Azi dhe kudo që janë. Në këtë drejtim, unë besoj se anëtarët e Grupit Wagner duhet të shqetësohen gjithashtu për jetën e tyre”, tha Panetta.

Ora 10:19
Ish-oficeri britanik reagon pas vdekjes së Prigozhin: Dikush ka lidhur një kontratë për ‘kokën’ e shefit të Wagner

1692865234_ll.jpg

Ish-oficeri i inteligjencës britanike, Christopher Steele, në një intervistë për Sky News, deklaroi se dikush kishte lidhur kontratë për të ‘hequr qafe’ shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas informacioneve që ai kishte tha se personi i cili kishte urdhëruar për vrasjen e tij ishte ‘kokë e madhe’ për oligarkët.

“Ne kishim dëgjuar disa javë më parë nga një burim se një kontratë ishte lidhur për ‘kokën’ e Prigozhin nga anëtarë të lartë të komunitetit të biznesit në Rusi. Sigurisht që mundësitë janë se incidenti mund të jetë një sulm hakmarrës nga dikush në elitë, ndoshta dikush shumë i lartë”, tha Steele. 

Steele tha se shefi i Wagner ishte shfaqur vetëm një ditë më parë në një video i cili ndodhej në Afrikë, i cili e cilësoi vdekjen e Prigozhin si të çuditshme. Këtë incident ai e quajti si të “pashmangshëm”.

“Është shumë intriguese kur e mendon se çfarë ka bërë Prigozhin që nga 24 qershori kur ndodhi kjo revoltë, dhe mendoj se ai e kishte kaluar kufirin. Unë mendoj, nxitoj të them se kjo ishte pothuajse e pashmangshme”, tha Steele.

Ora 09:54
Vdekja e Prigozhin: Plani i Putinit i mirëllogaritur, avioni u rrëzua pranë rezidencës së liderit rus, u vra fiks 2 muaj pas kryengritjes së Wagner!

1692862777_yevgenyprigozhinvladimirputinrusi.jpg

Vendi dhe dita e rrëzimit të avionit privat të liderit të grupit të mercenarëve Wagner nuk është rastësore. Një burim nga qeveria ruse duke ruajtur anonimatin për median ‘Moskow Times’ dha disa detaje për rrëzimin e avionit të Prigozhin mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve, avioni me 10 persona është rrëzuar jo shumë larg rezidencës së Putin në Valdai. I njëjti burim thotë se edhe data ka qenë e mirëllogaritur, ekzaktësisht dy muaj pas kryengritjes së dështuar të Prigozhin ndaj Kremlinit.

“Më 23 qershor ishte marshimi në Moskë, ndërsa më 23 gusht 2 raketa. Bëjni llogaritë”- tha ai.

Valdai ndodhet në rajonin e Tver.

Ora 09:42
Vdekja e Prigozhin, grupi Wagner gati për hakmarrje, publikojnë videon kërcënuese: Bëhuni gati se po vijmë

1692863003_prigozinwagnerxr770x433.jpg

Ende mbetet e paqartë situata pas rrëzimit të djeshëm në Rusi të një avioni privat Embraer me të cilën fluturonte Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë ushtarake Wagner dhe nëntë persona të tjerë.

Në një video ende të pakonfirmuar nëse janë ata, duket një grup luftatarësh të armatosur të cilët pretendojnë se janë të Wagnerit dhe do t’i përgjigjen Putinit.

‘Bëhuni gati, po vijmë”- thonë ata në video.

Ora 09:39
Hakmarrja, Putin urdhëroi të goditej avioni i Prigozhin

1692862724_sh.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shumë mundësi të urdhërojë komandën ushtarake në Moskë të rrëzojë avionin e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, për t'u hakmarrë për poshtërimin pas rebelimit mercenar të 24 qershorit.

Kështu thuhet në një raport të Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISW), të cituar nga mediat ukrainase.

Sipas analistëve, përfaqësuesit e forcave të armatosura ruse, në veçanti ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjenerali Valery Gerasimov, vështirë se do ta kishin ekzekutuar Prigozhin pa urdhrin e Putinit.

"E gjithë sfera politike dhe e sigurisë ruse ndoshta e konsideroi mbijetesën e Prigozhin pas kryengritjes së Wagnerit si vendim të Putinit”, tha Isw.

Sipas analistëve, Ministria ruse e Mbrojtjes dhe Kremlini shkatërruan Wagnerin dhe dobësuan fuqinë e Prigozhin pas kryengritjes. Vrasja e udhëheqësit të lartë të Wagner ishte ndoshta hapi i fundit drejt eliminimit të brigadës si një organizatë e pavarur.

Ora 09:29
Ish-shefi i ushtrisë britanike: Me shumë mundësi Putin fshihet pas vdekjes së Prigozhin

1692862134_lord.jpg

Sipas ish-shefit të ushtrisë britanike, Lord Dannat, pas vdekjes së Prigozhin me shumë mundësi fshihet Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ai tha se Putin mund të mos ketë urdhëruar vrasjen e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë, por mund të jetë një person që e ka ditur mjaft mirë se çfarë ka dëshiruar presidenti rus.

"Unë mendoj se ka shumë mundësi që edhe nëse nuk është urdhëruar drejtpërdrejt nga Putini, është nga dikush që e di se çfarë do të kishte dëshiruar Putini dhe ka siguruar që eliminimi i agresionit të ketë ndodhur", tha ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Lord Dannatt. 

Dannatt tha se Putini do të ishte detyruar për ta bërë disi këtë veprim, nëse vërtet do të ishte i përfshirë, për arsye të sigurimit të pozicionit të tij në krye të shtetit rus. 

"Putini u dobësua që nga momenti kur Prigozhin filloi marshimin e tij fatkeq në Moskë dy muaj më parë”, tha Dannatt.

Ora 08:36
Nga krahu i djathtë deri tek luftëtarët besnikë, cilët ishin pasagjerët e tjerë në avionin ku humbi jetën Prigozhin

1692859943_54.jpg

‘Icariusi’ që guxoi të ngrinte kokë në Kremlin, në fund dogji krahët e tij. Pikërisht dy muaj pas marshimit të tij të dështuar në Moskë, Yevgeny Prigozhin vdiq teksa fluturonte me 9 pasagjerë të tjerë, ndoshta duke shpresuar se Putin e kishte falur.

Por cilët ishin pasagjerët e tjerë në aeroplan?

Sipas autoritetit të aviacionit të Rusisë, në aeroplan ishte edhe krahu i djathtë i Prigozhin, Dimitry Utkin, raporton CNN.

Valeriy Chekalov ishte një nga miqtë më të ngushtë të Prigozhin. Që prej vitit 2000, Chekalov kishte qenë me liderin Wagner, sipas vëzhguesit rus Giorgi Revishvili. Ai ishte i lidhur me Evropolis, një kompani që lidhi një marrëveshje fitimprurëse nafte me Sirinë dhe po paguante luftëtarët e Wagner dhe po siguronte armë, sipas grupit hetimor All Eyes on Wagner. Chekalov ishte vënë në shënjestër të sanksioneve të SHBA-së për veprim në emër të Prigozhin dhe furnizim me armë Rusisë.

Yevgeny Makaryan është një ish-oficer i policisë së qarkut, Makaryan i cili iu bashkua Wagner në mars 2016. Ai kishte luftuar edhe për grupin mercenar në Siri dhe thirrej “Makar”.

Sergej Propustin ishte një luftëtar i Wagner që nga viti 2015, Propustin përdori kodin “Kedr” dhe kishte luftuar në luftën e dytë çeçene, sipas Revishvili.

Alexander Totmin, i cili ishte i njohur me shenjën e tij të thirrjes “Tot”, Totmin shpesh postonte foto në Instagram të stilit të tij të jetës, sipas gazetarit Michael D Weiss.

Nikolai Matuseev ka luftuar me Wagnerin që nga viti 2017.

Ora 08:35
Sulm me raketa në Dnipropetrovsk, 7 të plagosur

1692036020_raketarusiukraine.jpg

Një zyrtar ukrainas, Serhii Lysak, deklaroi se shtatë persona janë plagosur pas sulmeve me raketa ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.

"Ka pasur shpërthime të fuqishme në Dnipro në mes të natës. Armiku goditi qytetin me raketa. Njëra prej tyre u rrëzua", tha Serhii Lysak.

Shumë objekte u dëmtuan nga ky sulm duke përfshirë një bankë, një pikë karburanti, një hotel, një kompani bujqësore dhe dy ndërtesa banimi, shtoi Lysak.

Mes të plagosurve janë tre burra dhe katër gra, të moshës 32 deri në 55 vjeç. Gjashtë prej tyre u shtruan në spital, tha Lysak.

Sulmet shkaktuan gjithashtu një zjarr e cila është nën kontrollin e autoritetet, sipas Mykola Lukashuk, kreu i këshillit të rajonit Dnipropetrovsk.

Ora 08:15
VIDEOLAJM/ Vdekja e Prigozhin, çfarë nuk fal Vladimir Putin! Intervista e 2018-s bëhet viral në rrjete sociale pas rrëzimit të avionit të kreut të Wagner

1692815080_putin.JPG

Mbrëmjen e djeshme vdiq kreu i Wagner, Prigozhin. E në fakt, nuk duhet të bësh shumë ‘llogari’ për të kuptuar se cili ka qenë porositësi.

Kjo është arsyeja pse shumë në rrjetet sociale u ripublikua bisedën e Putinit në formën e një interviste për një dokumentar në vitin 2018, në të cilën ai tha se mund të falte gjithçka përveç një - tradhtisë.

Në atë përgjigje, shumë shohin shkakun e asaj që ndodhi me Prigozhin, majën e Wagner dhe të gjithë pasagjerët e aeroplanit të rrëzuar të mërkurën, dhe pas përpjekjes për grusht shteti nga ajo njësi mercenare në qershor dhe sulmit të shkurtër në Moskë.

“A je në gjendje të falësh?”- u pyet Putin.

“Po, por jo gjithçka”, u përgjigj ai.

Çfarë e ke të pamundur të falësh?

“Tradhtinë”, tha Putini, ftohtë.

Ora 08:00
Mesazhi i fundit i Prigozhin para vdekjes: Jemi heronj të vërtetë, punojmë si të duam

1692822018_230822prigozhinafricamb090535af36.png

Dy muaj pas rebelimit të tij të dështuar në Rusi, ish kreu i Wagner vdiq në një rrëzim të avionit të tij privat teksa ndodhej edhe me 10 të tjerë në bord, asnjë prej tyre nuk mbijetoi.

48 orë para se të vritej, Yevgeny Prigozhin dha ​​një mesazh publik në mediat sociale.

Në video, e cila zgjat rreth 40 sekonda, Prigozhin paraqitet me veshje kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë sulmi. Ajo është xhiruar në një shtet afrikan, sipas kanalit ‘Grey Zone’ në platformën Telegram.

“Ne po punojmë. Temperatura është 50 gradë, ashtu si na pëlqen”, deklaroi ai. “Wagner Group është i angazhuar në zbulim dhe kërkime. Kjo e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet. Dhe Afrika është edhe më e lirë. Drejtësi dhe lumturi për popujt afrikanë. Makth për IS-in, Al Kaedën dhe grupe të tjera. Ne punësojmë heronj të vërtetë dhe vazhdojmë të përmbushim detyrat që na janë caktuar dhe kemi premtuar se do të kryejmë”, shtoi ai.

Евгений Пригожин записал новое видео и рассказал, что несет справедливость и счастье в Африку

На видео Пригожин рассказал о работе в Африке и сообщил о наборе наемников в ряды ЧВК. По словам Евгения Викторовича, сейчас ЧВК «Вагнер» делает Россию еще более великой на всех… pic.twitter.com/Ju1wtXwb31

— SVTV NEWS (@svtv_news) August 21, 2023
Ora 07:54
Trump: Po të isha unë Presidenti i SHBA s’do kishte luftë në Ukrainë

1691595874_donaldtrump.jpg

“Me mua në presidencë nuk do të kishte pasur luftë" në Ukrainë. Kështu deklaroi ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pas lajmit se kreu i Wagner është vrarë.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 24/08/2023 18:03

    Po prisni ca dite dhe nxirrni perfundime Sepse te vdekur ate se donte vetem putini Ukraina e kish denu me vdekje si kriminel vendet afrikane po vendet qe u munden ne afrik prej vagnerit Keshtu prisni rezultatet sepse do dalin si nord strim 1dhe 2 dhe shum vrasje te tjera qe kan ndodh ne rusi

    Përgjigju
  • ladi: 24/08/2023 15:08

    shum rus jan aq idiot sa nuk i gjihet shoku keshtu qe nga nje ane Putini e ka kollaj me keto psikopat, vet Putini qe ka arrit ne pushtet duke riorganizu ushtrin , duke permirsu ekonomin e vendit ka tregu qe eshte i zoti

    Përgjigju
  • Kafe me limon: 24/08/2023 07:59

    E more e, kujtoi prigozhini se i ben dot kollaj presion putinit, pa ju lagur bishti, Putini eshte si Berisha, te heq qafe pa nje pa dy.

    Përgjigju
    • Artan: 24/08/2023 13:27

      Njeri te heq qafe kur je ne makine per gjueti, tjetri kur je ne avion ne arrati.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën