Një avion me pasagjerë në Taivan është rrëzuar sot teksa po tentonte të bënte një ulje emergjente për shkak të motit të keq, ku 47 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë u plagosën.
 
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku sipas mendiave ndërkombëtare, fluturimi GE222 në të cilin bënin pjesë 54 pasagjerë dhe 4 të tjerë ekuipazh, dështoi në tentativën për të bërë një ulje emergjente për shkak të motit të keq dhe si rezultat u përplas duke zënë poshtë tij edhe disa shtëpi.

rrezimi i avionit
 
Vetë Ministri i Transporteve tajvaneze Yeh Kuang-Shih tha se deri më tani janë raportuar 47 viktima dhe 11 persona të plagosur.  Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë një zjarr të madh të dalë nga vendi i rrëzimit të avionit.

Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe personeli i emergjencës, në përpjekje për të nxjrrë trupat nën rrënoja.

aeroplani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)