Një helikopter i marinës amerikane është rrëzuar në rajonin Cheolwon jo larg kufirit me Korenë e Veriut. Lajmin e bën të ditur agjencia koreano jugore “Yonhap”, sipas të cilës nuk ka informacione për viktimat dhe shkaqet të cilat deri tani janë ende të paqarta.

Helikopteri në bordin e të cilit ndodheshin 21 persona është rrëzuar gjatë stërvitjes ushtarake të përbashkët mes Seulit dhe Washingtonit.

Ushtarët në bord kanë arritur ta braktisin në kohën e duhur mjetin fluturues ku 6 prej tyre ndodhen në spital ku po marrin edhe trajtimin e duhur mjekësor.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake amerikano-koreane zhvillohen në një moment kur kriza me Penianin ka arritur kulmin në gadishullin korean, pasi Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të sulmojë me armë bërthamore si Korenë e Jugut dhe SHBA-në.

Rreth 28 mijë ushtarakë amerikanë janë vendosur në bazën ushtarake të Cheolwon, e cila ka qenë skenë e incidenteve kufitare mes dy Koreve.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)