Një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar në brigjet e ishullit jugor japonez Okinaëa. Sipas agjencisë shtetërore Kiodo, 7 persona nga ekuipazhi mbetën të plagosur ndërsa autoritetet japoneze shpëtuan 17 të tjerë.

Autoritet japoneze bëjnë me dije se helikopteri u rrëzua në tentativën për tu ulur në një anije në det. Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka konfirmuar se vendi i aksidentit ishte një bazë e ushtrisë amerikane në bregun lindor të ishullit. 

Okinaëa është shtëpia e disa bazave të SHBA me një personel prej 27.000 vetësh dhe është pjesë e aleancës së mbrojtjes paslufte ndërmjet SHBA-Japoni.

Në Okinaëa ishte planifikuar ndërtimi i një baze të re ushtarake amerikane por ky plan ka hasur në kundërshtimin e zyrtarëve të ishullit. 

Autoritetet japoneze kanë deklaruar se puna për ndërtimin e kësaj baze është ndërprerë përkohësisht ndërsa vazhdojnë bisedimet me zyrtarët e ishullit.