Vetë zoto e ka mohuar këtë akuzë, por përpjekjet e tij për t’iu shmangur qelisë dhe për tu hetuar në gjendje të lirë kanë dështuar. Zoto kërkoi zëvendësim mase sigurie nga shkalla e parë e krimeve të rënda, nga apeli i krimeve të rënda gjykata të cilat i rrëzuan kërkesat e tij.
Në të njëjtën mënyrë duke i rrëzuar kërkesën Artur Zotos u shpreh dhe kolegji penal i gjykatës së lartë këtë të mërkurë. Aktualisht Zoto po gjykohet tek krimet e rënda dhe në procesin ndaj tij janë ftuar të dëshmojë dhe ish-vartësi i Zotos, Iliaz Labi, i cili është po ashtu i pandehur por në gjendje të lirë.
Labi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këtë proces, ndërsa pas deklarimeve të tij për korrupsion në tenderat e ushqimeve u prangos më pas dhe eprori i tij në atë kohë Artur Zoto.
Artur Zoto u prangos më 21 shkurt 2017 dhe tre kërkesat e tij për të fituar lirinë janë rrëzuar, ndërsa në listën e të pandehurve me 6 persona i vetmi që qëndron në qeli është ish kreu i burgjeve.
d.c../shqiptarja.com

VIDEO




