Rrëzohet muri rrethues i varrezave në Patos, dyshohet ngjarje e qëllimshme, drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publike: Mund ta kenë bërë bizneset e funeraleve

Muret e varrezave publike në Bashkinë e Patosit janë rrëzuar ditën e djeshme, teksa dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.

Rrethimi i varrezave me mur sapo kishte përfunduar nga Agjencia e Shërbimeve Publike Patos, teksa drejtori Artiol Hoxha dyshon se mund të jetë rrëzuar nga bizneset e funeraleve.

"Bizneset që mund të kenë interes që zhvillojnë aktivitetin e bërjes së varrimeve apo qivure, mund të kenë interes që të kenë hyrje apo dalje aty ku i intereson, por kjo situatë nuk do vijojë më, do rikthehet në normalitet. Rrëzimi i murit rrethues nuk ka ndodhur sot, është në vite. Nga investimet që ne po kryejmë, mund të preken vetëm bizneset", ka deklaruar ai.

Bashkia ka bërë denoncim në polici në lidhej me ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit apo autorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan