Rrëzohet Nishani për huamarrjen Berisha-Cani akuza mes palëve!
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 75 vota kundër ditën e sotme dekretin e Presidentit Nishani për anullimin e ligjit të huamrrjes. Gjatë diskutimeve Partia Demokratike ka dalë kundër këtij ligji, duke theksuar se që nesër do të nisë të dërgojë letra në të gjitha bursat e njohura botërore për të mos njohur asnjë formë borxhi që qeveria do të mund të marrë. Por nga ana e tij, Ministri i Financave Shkëlqim Cani iu përgjigj akuzave, Cani: Berisha fajtor, kërkon ta çojë ekonominë si në 1997. VIDEO
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 75 vota kundër ditën e sotme dekretin e Presidentit Nishani për anullimin e ligjit të huamrrjes. Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi vendosi që me 75 vota kundër dhe 40 pro, të rrëzojë dekretin e Nishanit duke i dhënë tashmë zyrtarisht dritën jeshile ligjit të ri për huamarrjen.
Gjatë diskutimeve për dekretin e Presidentit Nishani, Partia Demokratike ka dalë kundër këtij ligji, duke theksuar se që nesër do të nisë të dërgojë letra në të gjitha bursat e njohura botërore për të mos njohur asnjë formë borxhi që qeveria shqiptare do të mund të marrë.
Ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shprehur kundërshtimin e opozitës ndaj ligjit për huamarrjen, që i mundëson Ministrisë së Financave të marrë borxh pa qenë e nevojshme që ai më parë të kalojë për votim në Parlament, tha se ky ligj ka për qëllim vetëm të mbushë xhepat e qeveritarëve. Edhe deputeti i PD Edmond Spaho u shpreh se këto ndryshime nuk lejohen nga neni 166 i Kushtetutës.
Por nga ana e tij, Ministri i Financave Shkëlqim Cani iu përgjigj akuzave të opozitës, duke u shprehur ishin ata që e lanë vendin në krizë të thellë financiare, dhe se vetëm në një vit qeverisje të majtë janë arritur të shlyhen 500 milionë dollarë borxhe të lëna nga qeveria e kaluar.
Duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha, Ministri Cani tha se ai është shkaktari i kësaj krize të thellë në të cilën e zhyti vendin. Sipas Canit, synimi i Berishës është që të shkatërrojë ekonominë, duke e çuar atë në nivelet e vitit famëkeq të 1997.
Ndërkohë gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka miratuar me 109 vota pro dhe 1 kundër ligjin për Medaljet në Forcat e Armatosura. Po ashtu me 101 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar edhe ligji për vlerësimin mjedisor ndërkufitar.