TURQI-Një helikopter është rrëzuar ditën e sotme në Buyukcekmece të Stambollit, duke u marrë jetën të paktën pesë personave.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency”, e cila thotë se helikopteri u rrëzua rreth orës 11:30 me orën lokale.

Helikopteri “Sikorsky S-76” ishte i kompanisë private “Eczacibasi holding”.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por dëshmitarët okularë thonë se ka pasur mjegull të dendur dhe ky mund të jetë shkaku.

rrezohet helikopteri turqi

rrezohet helikopteri turqi

(d.b/Shqiptarja.com)