FRANCE - Gjykata Kushtetuese në Francë hodhi poshtë propozimin e Presidentit Francois Hollande, për rritjen e taksave për ata që fitojnë më shumë se 1 milion euro në vit.

Taksa prej 75 % e propozuar nga qeveria e socialistit Hollande ndaj të pasurve ka shkaktuar zemërimin e tyre, duke deklaruar se do të largohen nga Franca.

Ndërkohë qeveria e Presidentit Francois Hollande ka thënë se taksa që mendohet të hyjë në fuqi brenda vitit 2013, do të “ripunohet” pasi ka hasur shumë kundërshtime. Gjithashtu Gjykata hodhi poshtë edhe metodat e reja për llogaritjen e taksës.

Ndërkohë aktori francez Gerard Depardieu ka deklaruar se ka vendosur ta dorëzojë pasaportën franceze menjëherë pasi kryeministri e kritikoi për faktin se u largua drejt Belgjikës për të t’iu shmangur taksave.

Në të njëjtën kohë edhe Berndard Arnault, personi i 13-të më i pasur në botë ka deklaruar se do të veprojë në të njëtën mënyrë, duke u larguar nga Franca.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)