TIRANË - Gjykata e krimeve të rënda ka vendosur këtë të hënë të pranojë si provë duke e bërë pjesë e fashikullit të gjykimit udhëtimin nga vendi ku u vra Dritan Lamaj shkurtin e vitit 2013 pika kufitare e Kapshticës.
Ky eksperiment u realizua më 25 shkurt, ku në ora 18:28 minuta automjeti që ju shihni në pamje u nis drejt Kapshticës dhe mbërriti atje pas 2 orë e 46 min.
Avokati Genci Gjokutaj kërkoi nga gjykata të rrëzohet eksperimenti duke mos u pranuar si provë, pasi sipas tij gjithçka është kryer në kundërshtime ligjore dhe më 25 shkurt nuk është bërë eksperiment por një operacion policorë.
Gjokutaj u shpreh se gjatë përshkrimit të aksit drejt Kapshticës mjeti i përzgjedhur nga gjykata ka ecur me 160-170 km në orë, por këtë pretendime u rrëzuan nga prokurori Anton Martini i cili deklaroi se shpejtësia mesatare e mjetit si ka kaluar 70 km në orë.
Ndërsa vetë Arben Frroku i pranishëm në seancë deklaroi se nëse prokuroria dhe gjykata do të provojnë shkencërisht me pamje filmike apo me qelizat e telefonit se në momentin e vrasjes së Dritan Lamajt më 24 shkurt 2013 ai ka qenë në Tiranë, atëherë ai pranon vrasjen. Por e vërteta u shpreh Frroku qëndron se unë kam qenë në Elbasan, dhe kjo është e provuar.
Arben Frroku akuzohet se më 24 shkurt ekzekutoi Dritan Lamajn dhe në harkun kohor të 3 orëve u largua drejt Greqisë duke kaluar nga Kapshtica, por këtë akuzë ai e mohon duke deklaruar se në Selanik ka udhëtuar për të takuar një të afërm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO