Rriten aplikimet për azil në BE, Basha: Korrupsioni, arsyeja kryesore pse po ikin shqiptarët, duhet vetting në politikë

Rriten aplikimet për azil në BE, Basha: Korrupsioni, arsyeja kryesore pse po ikin shqiptarët, duhet vetting në politikë

Lulzim Basha

Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja e pjesshme e kufijve në muajit e verës, ka rritur numrin e aplikimeve për azil të shqiptarëve. Vetëm në muajin gusht janë regjistruar 1.432 aplikime, duke u rritur me 46% në raport me korrikun. Nga këto 1198 janë regjistrime për herë të parë dhe 234 janë riaplikime. Të dhënat janë njoftuar nga zyra evropiane të azilantëve.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar korrupsionin si arsyen kryesore të ikjes së shqiptarëve. Përmes një postimi në Facebook Basha shkruan se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin dhe për këtë duhet vetting në politikë. 

"Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare", shkruan Basha. 

Pavarësisht numrit të lartë të aplikimeve vetëm 10 shqiptarë e kanë marrë statusin e refugjatit në muajin gusht. Ndërsa në total deri në fund të gushtit janë regjistruar 5340 aplikime për azil nga shqiptarët.

Ndërkohë përpara nisjes së pandemisë në janar të vitit 2020 numri i aplikimeve ishte 1,122, ndërsa në raport me gushtin e vitit të kaluar regjistrimet e shqiptarëve për të fituar statusin e azilantit janë më shumë se trefishuar. Në gusht të 2020 numri i aplikimeve ishte 403, për shkak edhe të kufizimeve që diktoi pandemia COVID-19.

Grafik i postuar nga Lulzim Basha 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Një qytetarë: 20/11/2021 11:22

    Basha flet sikur ka ardhur nga nje planetë tjetër,Shqipetaret e dine shumë mire qe ai eshte nje nga politikanët me te korruptuar aktualë.....me dosje ne prokurori per vrasje,vjedhje,korrupsion,pastrim parash,pagesa te dyshimta fondesh etj etj dhe mendon qe Shqipetaret do ti besojne ketij qe kudo ku ka punuar si ne Kosove e ne PD ne Shqiperi rendojne akuza ne vazhdimesi dhe ne çdo raste perpiqet te nxije realitetin Shqipetare ne arenen nderkombetare. PD_ja duhet ta shkarkoje sa me shpejte eshte me mire per Shqiperine dhe vete PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja