Shqiptarët duan të ikin sërish, shifrat për azil kalojnë nivelin para pandemisë! Në gusht të 2021 u regjistruan 1 432 aplikime

Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja e pjesshme e kufijve në muajit e verës, ka rritur numrin e aplikimeve për azil të shqiptarëve.Të dhënat e fundit të zyrës evropiane të azilantëve tregojnë se aplikimet e shqiptarëve kanë tejkaluar shifrat e para krizës së pandemisë Covid-19, pasi vetëm në muajin gusht janë regjistruar 1.432 aplikime, duke u rritur me 46% në raport me korrikun. Nga këto 1198 janë regjistrime për herë të parë dhe 234 janë riaplikime.

“Vendet e BE, morën aplikime jashtëzakonisht të shumta nga gjeorgjianët, shqiptarët dhe moldavët. Aplikimet nga venezuelianët dhe kolumbianët kanë filluar të rriten muajt e fundit, duke i dhënë fund një tendence të qartë dhe të qëndrueshme rënëse. Për herë të parë në gati dy vjet, shqiptarët iu bashkuan 10 kombësive kryesore që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në BE+”, thuhet në njoftimin e zyrës evropiane të azilantëve.

Pavarësisht numrit të lartë të aplikimeve vetëm 10 shqiptarë e kanë marrë statusin e refugjatit në muajin gusht. Ndërsa në total deri në fund të gushtit janë regjistruar 5340 aplikime për azil nga shqiptarët.

Ndërkohë përpara nisjes së pandemisë në janar të vitit 2020 numri i aplikimeve ishte 1,122, ndërsa në raport me gushtin e vitit të kaluar regjistrimet e shqiptarëve për të fituar statusin e azilantit janë më shumë se trefishuar. Në gusht të 2020 numri i aplikimeve ishte 403, për shkak edhe të kufizimeve që diktoi pandemia COVID-19.

Nga vendet e fqinje Shqipëria është në krye të listës për numrin e lartë të aplikimeve, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 381 aplikime, Serbia me 330 kërkesa, Bosnje Hercegovina 157, Kosova 148 aplikime dhe në fund është Mali i Zi me vetëm 21 aplikime.

Edhe Turqia ka regjistruar rekord aplikimesh me 3,066 aplikime duke i bërë grupin e tretë më të madh për kërkesa në gusht, pas afganëve dhe sirianëve.

  • APLIKIM PËR HERË TË PARË
  • Gusht 2021         1198
  • Korrik 2021          798
  • Qershor 2021      468
  • APLIKIMI I PËRSËRITUR
  • Gusht 2021         234
  • Korrik 2021          182
  • Qershor 2021      157
  • APLIKIM PËR HERË TË PARË
  • Gusht 2020         274
  • Korrik 2020          366
  • Qershor 2020      228
  • APLIKIMI I PËRSËRITUR
  • Gusht 2020         129
  • Korrik 2020          139
  • Qershor 2020      106
  • Gusht 2019      1519
  • Përsëritës        184
  • APLIKIMET PËR AZIL SIPAS SHTETEVE
  • Kosovë                148
  • Serbi                     330
  • Bosnje Hercegovinë  157
  • Turqia 3066
  • Maqedonia 381
  • Mali i zi 21

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 19/11/2021 10:08

    Kjo ca po i nodhe shqipnis sote,e ka pas anerr serbi dhe greku se si me i shporgul shqiptare nga trojete e tyre dhe sote po e baj vete politika shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin