Çmimet e konsumit shënuan një rritje me bazë vjetore prej 2.2% gjatë muajit qershor, ndërkohë që në maj ky tregues ishte 2%. Ky ndryshim i afrohet objektivit të Bankës së Shqipërisë për të pasur një inflacion vjetor prej 3%.
Instituti i Statistikave raporton se, inflacioni në qershor është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, duke zënë kështu peshën kryesore në çmimet e konsumit.
Gjithashtu ky grup ka shënuar një rritje prej 5.1% dhe brënda vetë kësaj kategorie çmimet e frutave u rritën me 16.8% dhe 12.1%.
Ndërkohë rritja ka vazhduar më tej me grupin e mallrave dhe shërbimeve me 3.35%, për të vazhduar më e moderuar me disa grupe të tjera si qira, energji, lëndë djegësë, pije alkoolike dhe duhan, transport etj.
Nga ana tjetër, në qershor ka vazhduar rënia e çmimeve për veshjet dhe këpucët, me një bazë vjetore prej 2.5%. Me ulje janë edhe grupet e mobiljeve dhe paisjeve shtëpiake dhe shëndetit.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri. Ai mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak dhe llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të familjeve shqiptare.
Burimi kryesor i informacionit për shpenzimet është Anketa e Buxhetit të Familjeve.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com